Dy muaj pasi kalimit në amshim, filmi i fundit ku interpretoi aktorja e madhe Margarita Xhepa, u prit me emocione në festivalin ndërkombëtar të filmit, “Dea”.
Filmi i titulluar “Vdekja le të presë”, me skenar të Uli Bree, regji të Edmond Topit dhe me pjesëmarrjen e emrave më të njohur të kinematografisë shqiptare, është një komedi romantike. Subjekt ka disa tema me rëndësi për shoqërinë, duke synuar të rikthejë vëmendjen ndaj moshës së tretë.
“Filmi është pjesa e dytë e një filmi që e kam xhiruar në 2017-ën. Është një lloj triptiku, që nuk e di a do ta realizojmë dot. Ka filluar si një projekt social. Grupi aktorëve të moshuar ngulmuan ta xhironim. Një nga pengjet e filmit është që Margarita nuk e pa. Ishte një nga shtytëset e projektit, ngulmuese për ta bërë", tha Edmond Topi.
Gjatë shfaqjes së filmit u vu re mungesa e aktores së njohur Tinka Kurti, e cila për arsye shëndetësore nuk ishte e pranishme, por regjisori Topi premton të realizojë një shfaqje të filmit në Shtëpinë e të Moshuarave ku artistja po jeton aktualisht.
I pranishëm në premierën e filmit kanë qenë aktorë të tij, mes të cilëve, Reshat Arbana.
Konkurimi në këtë festival zhvillohet në 3 seksione: në Seksionin e Filmit me Metrazh të Gjatë, ku marrin pjesë 6 filma nga: Shqipëria, Brazili, Maqedonia, Italia, Polonia dhe Turqia, në Seksionin e Filmit Studentor, me 13 filma nga 9 vende të botës dhe në Seksionin e Filmit të Shkurtër ku garojnë 19 filma nga 15 vende të botës.
Komente
