Festa e 90-vjetorit të Tinka Kurtit, ministrja e Kulturës: Fat që të kemi në mesin tonë e të mësojmë prej teje

18 Dhjetor 2022, 08:29| Përditesimi: 18 Dhjetor 2022, 09:11

  • Share

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Tinka Kurti ka festuar 90-vjetorin mbrëmjen e djeshme. Në nder të saj dhe vlerës së shtuar për artin dhe kinematografinë në Shqipëri,  u organizua nje festë në ambientet e ministrisë së Kulturës.

Fillimisht u njoh masivisht nga publiku për rolin e veçantë si Tana në filmin e parë shqiptarë në vitin 1958. Që prej atij roli, Tinka Kurti mban mbi supe 73 vite karrierë, dedikim ky i palodhur ndaj artit dhe kinematografisë shqiptare. Ky përvjetori, e gjen ende në përpjekje për t'i dhuruar artit shqiptar një tjetër rol të rëndësishëm, në një tjetër film ende të pambyllur, madje me vendodhje të vështira për të xhiruar, siç është rasti i Pogradecit. Gjithësesi, edhe pse pas shumë vitesh karrierë, ajo vazhdon të jetë modeste dhe mirënjohëse të gjithë kolegëve të saj në këtë bashkëudhëtim kinematografik, duke cilësuar çdo njërin prej tyre si hallkë të një zinxhiri që nuk planifikohet të përfundojë. 

“Ju më keni dhënë me mësu. Unë kam marrë prej jush shumë, prandaj ndoshta jam munduar të jap dhe unë sa më shumë. Me qenë një fije konkurrente me të tjerët. Pasionin për filmin e ka ende të gjallë ndaj prej muajsh i është rikthyer xhirimeve", tha aktorja e mirënjohur Tinka Kurti.

Filmi  më i fundi  në të cilin po merr pjesë aktorja e mirënjohur Tinka Kurti titullohet “Vdekja le të presë’ dhe titulli i filmit i përshtatet të gjitha urime të shqiptarëve, që aktorja të ketë mundësi të prodhojë në skenë, ashtu siç po e bën ende me të njëjtën energji si dikur. Madje dhe roli në këtë film është impenjativ dhe kërkon energji, të cilën ajo di si ta përdor edhe në këtë moshë. 

“Është filmi i dytë që bëjmë, kemi pas bërë filmin e parë dhe ka kaluar shumë mirë," vijoj Tinka Kurti.

Mirënjohje për vlerat e shtuara që i ka dhënë kinemasë shqiptare ka shprehur edhe ministrja e kultures, Elva Margariti duke theksuar se ishte një nder i veçantë  organizoi 90-vjetorin e aktores dhe miqve dhe kolegëve të saj, por prapë ikona të çmuara dhe të papërsëritshme të artit shqiptar.

“Është patjetër një simbol fisnikërie, një simbol krenarie për të gjithë ne", ministrja e kulturës, Elva Margariti

Gjatë karrierës së saj aktorja Tinka Kurti ka interpretuar me qindra role në teatër e kinematografi ndërsa është vlerësuar me disa çmime e tituj nderi.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?