Foto ilustruese

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet brigadieri dhe drejtuesi teknik i minierës

11 Tetor 2022, 11:06| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 11:36

  • Share

Drejtuesi Teknik, Flamur Halili dhe brigadieri Bekim Tançi janë vënë në pranga një ditë pas vdekjes së minatorit në galerinë e kromit në Bulqizë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, nuk kanë marrë masa për sigurinë dhe mbrojtjen e punonjësve si dhe nuk kanë ushtruar kontrolle për të siguruar vendin e punës”, bën të ditur policia.

Aksidenti i rëndë u shënua pasditen e së hënës në galerinë nr 16, zona e parë e shfrytëzimit të kromit. Zjarrmëtari 52 vjeçar Kujtim Lili nga Klosi vdiq si pasojë e shpërthimit, teksa kryente procesin e vendosjes së minave në front.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?