Kronikë

Vdekja misterioze e 4 turistëve rus në Qerret, Ambasada Ruse: Presim hetime të plotë nga pala shqiptare

17 Tetor 2021, 12:39| Përditesimi: 17 Tetor 2021, 12:41

  • Share

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar në lidhje me vdekjen  4 turistëve rus në Qerret, për shkaqe ende të panjohura. Reagimi është publikuar nga Ambasada Ruse në Tiranë, ku thotë se autoritet në Rusi presin hetim të plotë të ngjarjes së rëndë dhe se janë në kontakt të vazhdueshme me agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

"Për vdekjen e katër shtetasve rusë në Shqipëri. Ambasada Ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel pranë Qerretit. Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit që po heton rrethanat e asaj që ndodhi. Ne presim një hetim të plotë nga pala shqiptare për shkaqet e vdekjes së rusëve. Njoftohen të afërmit e të ndjerit. Do të ketë riatdhesim të trupave në atdheun e tyre. Ministria e Jashtme ruse", shkruan Ambasada Ruse në Tiranë.


Lajmi kryesor:

Bie versioni i asfiksisë në sauna, shtohen misteret e vdekjes së 4 turistëve rusë në Qerret, u gjetën pa jetë në pishinën dimërore! Prokuroria e Kavajës: S'kanë shenja dhune! Pse policia gënjeu?


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?