Vdekja e tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjakova ka ardhur si pasojë e helmimit nga kërpudhat. Kjo u konfirmua për "Report TV' nga Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë (QSUT), ku ndërruan jetë Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.
QSUT sqaron se pacientët ishin në gjendje të rëndë dhe pasi i janë kryer të gjitha ekzaminimet, janë hospitalizuar fillimisht në Shërbimin e Toksikologjisë, por pas përkeqësimit të gjendjes së tyre, u transferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ata nuk mundën të mbijetonin, ku fillimisht ka ndërruar jetë Elfete Haliti, një ditë pas helmimit më 6 maj. Një ditë pas saj, më 7 maj, ndërroi jetë edhe i biri, Elfete Haliti, ndërsa një ditë pas tij, më 8 maj ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e këtij të fundit, Ferzinaze Haliti.
"Paraditen e dt. 06.05.2021 në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme QSUNT, pacientët I. H mosha 78 vjeç, A. H mosha 56 vjec dhe F. H mosha 47 vjeç, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë “intoksikacion nga kërpudha. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë. Pasi i janë kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekësore te urgjencës dhe janë hospitalizuar fillimisht ne Shërbimin e Toksikologjisë dhe në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua u transferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendor. Pavarësisht përpjekjeve te mjekeve, ata kanë ndërruar jetë pranë këtij shërbimi : pacientja I. H dt 06.05.2021, pacienti A. H ne dt. 07.05.2021 dhe pacientja F. H ne dt. 08.05.2021", thuhet në reagimin e QSUT për "Report TV".
3 anëtarët e familjes Haliti, gjyshja Elfete,78 vjeçe, djali i saj Afrimi, 56 vjeç dhe gruaja e tij, Ferzinaze, 57 vjeçe, humbën jetën në QSUT në Tiranë, pasi prej 3 ditësh kishin shfaqur shenja të rënda të helmimit.
Burime për Repoert Tv bëjnë me dije se ato u shfaqën në qendrën shëndetësore në Manzë pas 6 orësh me simptoma të rënda në shtëpi dhe atje u është bërë serumi dhe vitaminat dhe më pas janë dërguar në banesë. Pasi gjendje a e tyre nuk është qetësuar i janë dërguar spitalit të Durrësit që ma pasi i ka referuar drejt QSUT-së në Tiranë.
Helmimi i tyre ka ndodhur më 5 maj deri sa më 8 maj mbyllën sytë të tre anëtarët e familjes Haliti, edhe pse ato ndërruan jetë me diferencë prej 24 orësh nga njëri-tjetrit.
Kreu i qendrës shëndetësore të Manzës tha për Report Tv se nuk ka pasur neglizhim nga ana e tyre dhe se kanë marrë mjekimin sipas protokollit, ndërsa nën hetim në gjendje të lirë për 'mjekim të pakujdesshëm' janë dy mjekët e Manzës, Shyqyr Beqaj, 54 vjeç dhe Jonuz Karaj, 60 vjeçar. I ngordhur në banesën e çiftit Haliti në Gjirin e Lalzit është gjetur edhe qeni i tyre.