Dosje

Vdekja e Oktapodit 36-vjeçar të Pogradecit! Amarcord, Report Tv

30 Mars, 21:33| Përditesimi: 31 Mars, 09:02

  • Share

Oktapodi i Pogradecit, krijimi, rrënimi, shkëlqimi, i bar restorantit të njohur të ushqimit social me jetën e ndërprerë në mes ashtu siç një dashuri lihet përgjysmë krejt papritur! Kush e krijoi, kush punoi në të dhe kush pati fatin ta shijonte? Eljan Tanini bisedoi me: Veselina Gusho, bashkëautore e projektit arkitektonik. Vangjo Vasili, artist-piktor, autor i murales brenda Oktapodit dhe stilizimeve artistike. Entela Gusho, Nenkryetare e Bashkise Pogradec dhe Leonard Pere, ish kamarier i Oktapodit. Amarcord, çdo të diel, ora 21:00 në Report Tv.

Ish Oktapodi në Pogradec është një ish restorant shumë i njohur me shakanë e pastër se tashmë në liqen ka edhe oktapod anës tij i cili ishte shumë popullor për ushqimin e tij social dhe për pamjen e bukur që ofronte mbi liqenin e Ohrit, ose atë Pogradecit për ne. Pas mbylljes ose ndryshimeve që kanë ndodhur në këtë bar dhe restorant, ai është quajtur tani "Ish Oktapodi". Ngelëm ish ne shqiptarët, si dikur dhe sot. Por, çfarë thotë Veselina Gusho për Amarcord në Rerport Tv si bashkëautore e këtij projekti:

Veselina Gusho: - Projekti shtrihet nga terreni në majë! Populli e quajti me emrin Oktapodi, sespe ai ishte objekt i ushqimit social. Zbërthimi i të dhënave është bërë në urbanistikën e Pogradecit, e gjitha ka qenë punë me detaje sepse është përvojë shumë e mirë e këtij bashkëpunimi. 2-3 muaj punuam për idenë, në vitin 1989 mbaron, ishte muaj Maj inaugurimi. Restoranti dhe kuzhina ishin përdhe, sot më vjen shumë keq që kjo vepër nuk do të gjendet më mes nesh. Në projekt kishte edhe casino, bilardo etj… Nuk do të jetë më këtu Oktapodi, do të prishet. 

Braktisja e ndërtesave historike është një fenomen që ndodh për shumë arsye, dhe shpesh lidhet me një kombinim faktorësh që ndikojnë në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Ja disa nga arsyet kryesore si: Mungesa e financave, ndryshimet në përdorimin e tokës, urbanizimi, pamundësia për t’u përshtatur me nevojat moderne, shkatërrimi dhe dëmtimi nga koha apo natyra, mungesa e vëmendjes dhe vlerësimit nga shoqëria, politika, korrupsioni, mos vetëdija e saktë për vlera shoqërore, artistike, estetike, urbanistike, zhvillimi i projekteve të reja, problemet ligjore dhe administrative, toka, pronari dhe shteti. Entela Gusho, Nenkryetare e Bashkise Pogradec e kujton keshtu qasjen njerezore te Oktapodit:

Entela Gusho: - Ishte arkitekturë alpine, objekt që doli në pah kur filmi Oktapodi ishte në ditët e para te ne. Brenda kishte edhe murale, mjedis komod, ndiheshe mirë, ishte foleja e çifteve të reja, bëhej muzikë edhe nga Ansambli Drlioni, arredimi ishte ndryshe, shërbim i shkëlqyer, përgatiteshin receta të veçanta, mjediset moshore ishin të ndara për një qytet si Pogradeci. Kjo njësi tregtare u inaugurua në vitin 1989. Viti 1992 nisi me shkatërrimet e para te ne, Oktapodi ishte një kometë që shkëlqeu te ne dhe u fik, dolën pronarët e tokës dhe Oktapodi u fik. Ai është vendi ku shumë veta i kanë thënë po dashurisë së njëra tjetrit, tashmë i ngelur si Ish Oktapodi.

Braktisja e ndërtesave historike është humbje për shoqërinë, sepse këto ndërtesa janë dëshmi e kulturës, artit, kujtesës arkitektonike dhe historisë. Pavarësisht arsyes, është e rëndësishme që të kërkohen mundësi për restaurimin dhe ruajtjen e këtyre pasurive për brezat e ardhshëm. Vangjo Vasili e kujton Oktapodin me nostalgji pune si nisjen e krijimeve artistike, apo si një arritje e rëndësishme apo përparimtare në raport me kohën dhe frymën e tij.

Vangjo Vasili: - Anastas Kostandini bëri muralet e sipërme, unë pikturova katin e parë. Janë përdorur për herë të parë bojra akrilike, u miratua edhe projekti. Tema ishte çast nga Driloni. Ndërsa Taso pikturoi Nositin. I veshëm gjithashtu disa kolona me mozaik. Krijimtaria është paguar diku në 28 mijë lekë, aq kam marrë. Nuk ishin pak, ishin gati 6 rroga!

Ndonjëherë, një ndërtesë historike mund të mos shihet si një aset i vlefshëm nga shoqëria ose autoritetet lokale, sepse ndoshta nuk kanë një ndjenjë të fortë të rëndësisë kulturore. Kjo mund të çojë në braktisjen e veprave arkitektonike dhe humbjen e mundësive për restaurim ose mbrojtje. Leonard Pere, ish kamarier në Oktapodin Pogradecar, foli me shijen nostalgjike të veprimeve përfundimtare, nga ato tipit shërbim, nga kuzhina në stomak.

Leonard Pere: Kam punuar këtu në vitin 1989 deri në vitin 1991. Te Oktapodi aplikova, bëmë edhe kurs deri sa u hap në Maj të vitit 1989. Bëmë dy  muaj teori dhe tre muaj praktikë, ishim 12 vetë. Kamarierë ishim rreth 12-13 vetë, 7-8 kuzhinierë, kishte mbi 20 vetë personel. Kishte bar pastiçerinë, bar birrarinë dhe restorantin në kat të parë, ndërsa ana buzë liqenit birraria. Hyrja kryesore ka qenë nga ana e liqenit. Ushqimi i bollshëm bënte që puna të mbahej e pastër dhe me turne. Sebepet nuk bëheshin këtu, datilindje dhe organizime shkollash po. Më vjen keq që nuk do të jetë më, u rritëm këtu, shërbimi ishte cilësor. Paçja e kokës bëhej këtu, supe peshku, qofte me lëng, ëmbëlsira si zupat, kompekai, tullumat, të gjitha bëheshin në çast.

Këtu ishin kuzhinierët më të mirë të Pogradecit. Ekonomia ishte e mirë, çmimet ishin në rregull. Bërxolla shkonte deri në 7-8 lekë, çdo gjë ishte me kontroll nga mercollogët, sidomos garniturat. Menu bëhej çdo ditë.

Rikujtesë: Humbja e kujtesës së përbashkët është një fenomen i thellë dhe i ndërlikuar që ndodh kur një shoqëri ose një grup njerëzish humbin lidhjen me historinë, kulturën, dhe vlerat që i kanë formuar ata si një komunitet. Ruajtja e kujtesës arkitektonike është një detyrë e përbashkët që kërkon angazhim të vazhdueshëm nga të gjitha nivelet e shoqërisë.

Eljan Tanini

Pogradec, Mars 2025

 

Xh.D/Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 31/03/2025 03:43

    Arsyeja kryesore e renimit te cdo gjeje ne Shqiperi pas 90' ka qene Berisha e politikat e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?