Ish-kampioni i botës në boks Mike Tyson

‘Vdekja po më afrohet shumë shpejt’, legjenda e boksit Mike Tyson: Paratë s’janë asgjë në këtë botë

21 Korrik 2022, 13:31| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 13:34

  • Share

Mike Tyson, ish-kampioni i botës në boks, ka bërë një rrëfim ndryshe në podkastin e tij “Hotboxin”. 56-vjeçari është shprehur se ‘mund të vdesë shumë shpejt’, duke lënë të kuptohet se ‘paratë nuk janë çdo gjë në këtë jetë’.

Në bashkbisedimin e tij me terapistin Sean McFarland Tyson konkretisht u shpreh: “Ne të gjithë do të vdesim një ditë sigurisht. Pastaj, kur shikoj në pasqyrë, shoh ato pika të vogla në fytyrën time. Unë them, Uau. Kjo do të thotë se data ime e skadencës po afrohet, shumë shpejt”.

Tyson më pas u ndal konkretisht te paraja, duke u thënë: “Unë gjithmonë u them njerëzve, se ata mendojnë se paratë të bëjnë të lumtur. Kur keni shumë para mund të prisni që askush të mos ju dojë. Si do të të rrëfej dashurinë time kur të kesh 500 miliardë dollarë?! Ndjenja e rreme e sigurisë. Ju besoni se jeni i pathyeshëm kur keni shumë para, gjë që nuk është e vërtetë. Prandaj unë gjithmonë them se paratë janë një ndjenjë e rreme sigurie.

Çfarë është siguria? Une nuk e di. Kur vendosni para në bankën tuaj dhe merrni një çek çdo javë dhe mund të jetoni për pjesën tjetër të jetës tuaj, a është kjo siguri?

Kjo do të thotë që nuk do të sëmuresh, nuk mund të goditesh nga një makinë? Nuk mund të hidhesh nga një urë. Nuk e di. A është siguri?

A mund t’ju sigurojnë paratë këtë?”- është shprehur legjenda e boksit botëror.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?