Momenti kur zjarrfikësi nxjerrin trupin e pajetë të 65-vjeçarit

Kronikë

Vdekja që mund të ishte shmangur! Punëtori ra në pus, arrestohet pronari i shtëpisë, s'u respektuan kushtet e punës! Momenti kur zjarrfikësi nxjerrin trupin e pajetë të 65-vjeçarit (VIDEO)

27 Gusht 2021, 14:30| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 15:57

  • Share

KAMZË- Vdekja e punëtorit 65-vjeçar dje në Kamzë pasi ra në pus mund të ishte shmangur, nëse do të ishin respektuar kushtet e sigurisë në punë.

Ai gjeti vdekjen teksa po pastronte pusin në banesën në pronësi të Q.M., në Bathore, për këtë arsye policia i ka vënë prangat. Në pamjet e publikuara, operacioni për nxjerrjen e trupit nuk ka qenë aspak i lehtë.

Rreziku që i kanosej ishte shumë i madh si nga gazrat e tokës, thellësia ashtu edhe dimensioni tepër i ngushtë i pusit. Fatkeqësisht pavarësisht punës së zjarrfikëses, 65-vjeçari nuk u nxor i gjallë prej aty.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi i shtetasit Q. M., pasi në Bathore, në rrugën “Rozafa”, si pasojë e mosrrespektimit të rregullave që kanë të bëjnë me punën, gjatë pastrimit të pusit në banesën e tij, ka rënë brenda tij dhe ka humbur jetën punëtori shtetasi Q. H”, njofton Policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?