Kronikë

Hotel 'Rogner' skenë krimi/ Po bënte foto në ballkon, kush është 28-vjeçari shqiptar i Maqedonisë së Veriut që ra nga kati i 5-të prej kangjellave të amortizuara të dhomës

11 Shtator 2021, 09:02| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 15:15

  • Share

TIRANË- 28-vjeçari Ajdin Mustafi, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, prej dy ditësh ndodhej në një prej hoteleve më të njohur të kryeqytetit, në hotel “Rogner”. Fatkeqësisht, pasditen e së premtes, nga shkëputja e kangjellave të një ballkoni në katin e pestë ra poshtë dhe nuk mundi t’u mbijetoj plagëve të marra.

Ajdin Mustafi sapo kishte hapur derën e ballkonit në katin e pestë të hotelit. Një burim i tha Report Tv se po bënte foto, në momentin kur u mbështet në kangjellat, që ironikisht ishin aty për t’i siguruar jetën. Por nuk ka ndodhur kështu. Kangjellat e njërit prej hoteleve më të njohur në kryeqytet e tradhtuan klientin, i cili ra sa hap e mbyll sytë mbi një automjet në parkingun e hotelit. Goditja ka qenë fatale në kokë për Mustafin, i cili edhe pse u dërgua në spital, nuk mundi të mbijetojë. Bashkë me të riun, mbi makinë ra edhe skara që u kthye nga mbrojtëse në vrasëse. I riu u gjet nga klientë dhe personel i hotelit, duke krijuar për minuta me radhë, momente paniku.

Hetuesit kanë dyshime se kangjellat ishin ndryshkur dhe presioni i peshës i ka shkëputur nga muri. Në lidhje me ngjarjen, e cila edhe pse është konfirmuar si aksidentale, grupi hetimor po heton administratorin e hotel “Rogner” dhe përgjegjësit për mosrespektimin e rregullave të sigurimit teknik.

Pjesa e hotel “Rogner” në të cilën ka ndodhur ngjarja e rëndë, i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë në vitin 2015. Report Tv ka arritur të sigurojë projektin e rikonstruksionit, i cili është i ngjyrosur me të kuqe në këtë foto.

Ajdin Mustafi kishte shtetësi zvicerane, përveç asaj të Maqedonisë së Veriut. Ai punonte në një kompani transporti asfaltesh dhe materialesh të tjera, si shofer kamioni. Ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve të mitur. Ndarja e tij nga jeta ka shokuar miqtë dhe familjarët, të cilët kanë ngushëlluar familjen në rrjetet sociale.

1631344669_AjdinMustafiqvdiqdjenRogner.jpg

Ajdin Mustafi

1631344760_bansa.jpg

Ballkoni i dhomës së hotelit 

Ora 11:31
Vdekja te Hotel Rogner/ Burime: I riu po bënte foto në ballkon, ra nga ballkoni për shkak të kangjellave të amortizuara

 

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vdekja e 28-vjeçarit Ajdin Mustafi. Gazetari i Report Tv, Sokol Dema bën me dije se i riu ka qenë duke bërë foto në ballkon, por kangjellat kanë qenë të amortizuara e për pasoja ka gjetur vdekjen. Nga sa është raportuar, pista e një vrasjeje të mundshme është hedhur poshtë, kjo sepse në dhomë nuk kanë hyrë persona të tjerë përveç  28-vjeçarit. Ajdin Mustafi la pas 2 fëmijë të mitur. 

Pjesa e hotel “Rogner” në të cilën ka ndodhur ngjarja e rëndë, i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë në vitin 2015. Report Tv ka arritur të sigurojë projektin e rikonstruksionit, i cili është i ngjyrosur me të kuqe në këtë foto.

Njoftimi për rikonstruksionin e 'Rognerit
B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?