Edi Rama

'Vdekjet dhe infektimet nën mesataren e rajonit'! Rama siguron qytetarët: Spitalet COVID asgjë mangut nga ata në Europë! Mjekët dhe qeveria në krye të detyrës

16 Nëntor 2020, 16:25| Përditesimi: 16 Nëntor 2020, 17:20

  • Share

Në një kohë ku rastet ditore të infektimeve me COVID janë çdo ditë në rritje, kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se gjërat janë nën kontroll, duke u dhënë kështu siguri qytetarëve të cilët janë të shqetësuar.

Në një postim në rrjete sociale, Rama shkruan se infektimet dhe humbjet e jetës në vendin tonë janë nën mesataren e rajonit. Ndërkaq ai vijon të theksojë se spitalet COVID  nuk kanë asgjë mangut nga spitalte e tjera nëpër Europë. Këtu siguron se mjekët dhe infermierët janë të palodhur kurse qeveria është në krye të detyrës për t'i bërë ballë kësaj situate.

"Infektime nën mesataren e rajonit. Humbje jete nën mesataren e rajonit. Spitalet Covid asgjë mangut nga kudoqoftë tjetër nëpër Europë. Mjekë e infermierë të palodhur. Qeveri në krye të detyrës", shkruan Rama.

Kjo përgjigje vjen edhe në një kohë që nga ana e opozitës nuk kanë të ndalur akuzat se qeveria e ka humbur kontrollin mbi pandeminë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?