Sociale

Vdekshmëria, shifrat e INSTAT: 52,9% E humbjeve të jetës nga sëmundjet e zemrës, po prekin edhe grupmoshën 22-44 vjeç

18 Qershor, 17:30| Përditesimi: 18 Qershor, 17:42

  • Share

Sëmundjet e zemrës mbeten kërcënimi më serioz për shëndetin e shqiptarëve, duke u renditur si shkaku kryesor i vdekjeve gjatë vitit 2024. Të dhënat më të fundit nga INSTAT tregojnë se janë regjistruar 22.102 humbje jete, duke shënuar një rritje me 3,8% krahasuar me vitin paraardhës.

Rreth 97% e vdekjeve të raportuara janë natyrale, ndërkohë që vdekjet nga aksidentet kanë pësuar një ulje prej 0,5 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2023. Ato nga vrasjet kanë mbetur në nivelin 0,2%, ndërsa vetëvrasjet 0.9%.

Ajo që bie më shumë në sy është dominimi i sëmundjeve të qarkullimit të gjakut, të cilat përbëjnë 52,9% të të gjitha rasteve të vdekjeve. Brenda këtij grupi, pjesën më të madhe e zënë sëmundjet kronike të zemrës 39,1 %, të ndjekura nga ishemia 23,2 % dhe problemet me enët e trurit në nivelin 20,6 %.

Pas tyre vijnë vdekjet nga simptoma apo sëmundje të papërcaktuara qartë, që përfaqësojnë 21,5% të totalit. Kjo kategori përfshin edhe vdekjet nga pleqëria, e cila zë rreth 70% të këtij grupi. Tumoret zënë vendin e tretë, me 15.3%. Më të përhapurat janë tumoret malinje të aparatit tretës dhe atij të frymëmarrjes, ndërsa një pjesë e konsiderueshme lidhet edhe me tumoret në organet urogjenitale.

Simptomat dhe sëmundjet e papërcaktuara mirë janë më të shpeshta te gratë, ndërsa tumoret shkaktojnë më shumë vdekje te meshkujt. Po ashtu, edhe për grupmoshat, ka një shpërndarje të ndryshme. Tek fëmijët dhe të rinjtë deri në 19 vjeç, dominon vdekshmëria që lidhet me sëmundje të lindura, ndjekur nga sëmundjet e zemrës. Shqetësues mbetet fakti që sëmundje kardiaovaskulare po shfaqen edhe më shumë në grupmoshën 20-44 vjeç.

Ndërkohë, kemi një ulje të vdekshmërisë foshnjore. Gjatë vitit 2024 janë regjistruar 110 raste, nga 144 që ishin në vitin 2023.

 

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

K.T./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se rinumërimi i 44% të kutive të votimit do ndryshojë rezultatin?