VD-Ekskluzive/ Autobusi s’i bindet stopit të policisë, merr përpara tre automjete, fati shpëton efektivin

10 Nëntor 2018, 14:56| Përditesimi: 10 Nëntor 2018, 18:16

  • Share

Report Tv sjell pamjet ekskluzive, ku drejtuesi i një autobusi në autostradën Tiranë-Durrës nuk respekton stopin e policit rrugor dhe nga shpejtësia merr përpara tre automjete, duke shkaktuar dëme materiale dhe rrezikuar seriozisht jetën e një polici rrugor dhe të pasagjerëve të mjeteve të përplasura. 

Polici rrugor shihet se i ka kërkuar drejtuesit të autobusit për të ndaluar, për të mundësuar futjen e mjeteve nga një kryqëzim lidhës. Por autobusi nuk e ka respektuar stopin e kërkuar dhe ka vijuar të përshkojë rrugën me shpejtësi të tejkaluar. Po në atë moment, një kamion i tonazhit të lartë pret për t'u futur në autostradë dhe sapo merr konfirmimin nga polici bën manovrën e kthimit. Fill pas manovrës së kamionit, dy mjete të cilat ishin duke ecur në autostradë ulin shpejtësinë duke respektuar stopin e urdhëruar nga polici në shërbim, ndërsa autobusi vjen me shpejtësi nga pas duke i marrë përpara. 

Bazuar tek hetimet paraprake, gazetari Arsen Rusta raporton se drejtuesi i autobusit nuk qenë në gjendje të dehur dhe se aktualisht Policia Rrugore i ka tërhequr patentën. Ky i fundit pritet të dalë përpara një komisioni, për dëmet e shkaktuara ndaj palëve të treta.

Aksidenti, i cili mund të kishte përfunduar me përmasa tragjike, ka ndodhur mbrëmjen e 4 nëntorit të 2018-s.

Komento

Komente

  • Latif: 10/11/2018 21:45

    Se kush ka rrezikuar jeten e qytetareve dhe ka shkaktuar aksidentin kuptohet nga pamja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?