Bota

Vdes 21 vjeçarja, masakrohet nga tre peshkaqenë para syve të prindërve (FOTO)

27 Qershor 2019, 14:41| Përditesimi: 27 Qershor 2019, 14:47

  • Share

Një pushuese nga Kalifornia ka humbur jetën tragjikisht. 21 vjeçarja Jordan Lindsey u sulmua nga tre peshkaqenë teksa ishte zhytur në thellësitë e oqeanit në Bahamas.

Ajo kishte udhëtuar drejt Bahamasit me familjen e saj. Lindsey po udhëtonte në një barkë me familjen e saj në ishull për zhytje dhe për të parë derrat e egër, kur u shfaqën peshkaqenët.

21 vjeçarja pësoi lëndime fatale nga sulmi në dy krahët e saj, këmbët dhe në pjesën e pasme.

Prindërit kanë parë gjithë ngjarjen e tmerrshme. Ata kanë pohuar se kanë bërtitur për ta paralajmëruar se po vinin peshkaqenët, por vajza nuk mundi të dëgjonte.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Viti i ri shkollor, sa i sigurt iu duket ambienti për fëmijën tuaj?