Aeroporti i Stansted

Vdes 24-vjeçarja, stjuardesë e një linje ajrore që udhëtonte nga Shqipëria në Britani! U ndje keq gjatë fluturimit

27 Dhjetor 2022, 17:45| Përditesimi: 28 Dhjetor 2022, 16:20

  • Share

Një 24-vjeçare, pjesë e ekuipazhit të 'Air Albania' me një linjë që udhëtonte nga Shqipëria në Britani ka ndërruar jetë pasi u sëmur gjatë fluturimit për në aeroportin Stansted. E reja, identiteti i të cilës nuk dihet, u rrëzua në tokë pa ndjenja kur ndaloi avioni.

Shërbimi i Ambulancës Lindore të Anglisë NHS konfirmoi se dy ambulanca iu përgjigjën raportimeve se e reja u sëmur rëndë. Avioni ndaloi rreth orës 13:00 të së mërkurës më 21 dhjetor, ashtu sic ishte planifikuar.

E reja u dërgua me urgjencë për në spitalin Princess Alexandra në Harlow, por nuk ka arritur të shpëtojë. Ende mbetet e paqartë çfarë problemi shëndetësor i shkaktoi vdekjen.

Një zëdhënës i policisë së Essex tha: "Ne mbështetëm kolegët tanë në Manchester Airports Group dhe shërbimin e ambulancës në Aeroportin Stansted pasi u thirrëm për një shqetësim lidhur me shëndetin."

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?