Vdes në moshën 98 vjeçare agjenti i dyfishtë i epokës së Luftës së Ftohtë, George Blake, në Moskë raportuan autoritetet ruse.
“Oficeri legjendar i inteligjencës, George Blake, ka vdekur sot”, tha një zëdhënës i Agjencisë së Inteligjencës së Huaj në Rusi, SVR.
Blake “e ka dashur sinqerisht vendin tonë dhe ka admiruar arritjet e popullit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha ai, citon agjencia e lajmeve TASS.
Pas vdekjes së ish-spiunit ka reaguar edhe presidenti rus Vladimir Putin i cili tha se Blake ka qenë një profesionist i shkëlqyeshëm me një vitalitet dhe guxim të veçantë.
“Në vitet e shërbimit të tij të vështirë dhe intensiv, ai ka dhënë një kontribut me të vërtetë të paçmuar në sigurimin e barazisë strategjike dhe ruajtjen e paqes në planet”, tha Putin.
Blake ka lindur në Holandë në vitin 1922 dhe mbiemri i tij origjinal familjar ishte Behar.
Ai është rritur në Roterdam dhe në Egjipt, përpara se të ndiqte Universitetin e Kembrixhit, për të studiuar rusishten.
Në vitin 1944 është bashkuar me Marinën Mbretërore të Britanisë, ndërsa më vonë është rekrutuar nga Shërbimi Sekret i Inteligjencës, MI6.
Blake ishte i përfshirë në luftën e dy Koreve, ai ishte i dërguar fillimisht në Seul ku u kap nga forcat e Koresë së Veriut dhe mbajt si rob për tre vite me rradhë, gjatë asaj kohe ai ndryshoi bindjet e tij dhe u bë komunist, duke u rekrutuar më pas edhe nga shërbimi sovjetik i inteligjencës, KGB.
Gjatë nëntë vjetëve, Blake besohet se ka ekspozuar rreth 40 agjentë të MI6-ës te KGB-ja, duke shkaktuar përçarje të mëdha në aktivitetet e MI6-ës në Evropën lindor