Gjenerali bolivian Prado Salmon

Bota

Arrestoi Che Guevarën, vdes gjenerali bolivian Prado Salmon

8 Maj 2023, 12:38| Përditesimi: 8 Maj 2023, 12:43

  • Share

Prado Salmon ish gjeneral bolivian, është ndarë nga jeta në moshën  84-vjeçare, duke lënë pas një ngjarje në historinë e Bovilisë për të cilën do të kujtohet gjithmonë.

Salmomn ishte udhëheqësi i një operacion ushtarak të mbështetur nga SHBA për kapjen e revolucionarin komunist argjentinas Che Guevara, i cili kishte qenë një figurë qendrore në revolucionin komunist të Kubës dhe një nxitës i përhapjes së komunizmit në Bolivi.

Gjenerali i dorëzoi Guevaran eprorëve të tij, të cilët një ditë më vonë e ekzekutuan me armë.

Pas kësaj Prado Salmon u emërua hero kombëtar në Bolivi në nder të udhëheqjes së tij në operacionin ushtarak për kapjen dhe ekzekutimin e revolucionarit në vend në 1967.

Ekipi i Salmonit, i njohur si Rangers Bolivian, u trajnua nga Beretat e Gjelbërta të SHBA-së, të cilëve iu tha të përgatisnin vendasit për një luftë kundër taktikave guerile në rajon.

Që nga viti 1981, Salmon kishte qenë në një karrige me rrota, pasi u qëllua aksidentalisht në shpinë nga një oficer tjetër.

Ai gjithmonë kishte thënë se kapja e Che Guevarës nuk ishte gjëja më e rëndësishme që ai bëri në jetën e tij përkundrazi, ishte kontributi i tij për t'i bërë forcat e armatosura një institucion demokratik që do të respektonte kushtetutën dhe ligjet.

Kujtojmë se SHBA veproi kundër aktivistëve dhe partive të majta në Latina, pasi kishin frikë nga rritja e ndikimit të Bashkimit Sovjetik komunist. Kuba mbetet ende nën sanksionet e SHBA-së për lidhjet e saj të ngushta me BRSS-në e dikurshme.

Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama, vendosi lidhje diplomatike me Kubën në vitin 2015 pas 50 vjetësh, por masa u anulua nga pasardhësi i tij Donald Trump.

Që nga mesi i prillit, Prado Salmon vuante nga komplikime shëndetësore dhe po merrte trajtim spitalor.

Parlamenti i Bolivisë e shpalli atë hero kombëtar për rolin e tij në kapjen e Guevarës. Ushtria sundonte mbi vendin e Amerikës Latine në atë kohë.

Prado Salmon mbeti i paralizuar pasi u qëllua aksidentalisht në shpinë në vitin 1981. Ai doli në pension nga ushtria në 1988.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Grupi i PS në listë të hapur, përveç drejtuesve politikë, si iu duket?