Vdes Hosni Mubarak, diktatori që sundoi Egjiptin për 30 vjet

25 Shkurt 2020, 12:32| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 12:36

  • Share

Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare ish-presidenti Hosni Mubarak, i cili sundoi Egjiptin për 30 vjet.

Mubarak u rrëzua nga pushteti në 2011 pas protestave të shumta dhe ishte lideri i parë që u përball me gjyqin pas kryengritjeve të pranverës arabe që përfshiu rajonin.

Ai kaloi gjashtë vjet në burg, duke u akuzuar për korrupsion si dhe për vrasjen e 239 protestuesve në revoltën 18-ditore.

Mubarak u la i lirë në vitin 2017 pasi u pastrua nga akuzat përfundimtare ndaj tij për vrasje. Vdekja e tij vjen vetëm disa ditë pasi dy djemtë e tij u liruan nga tregtia e paligjshme e aksioneve gjatë shitjes së një banke katër vjet para kryengritjes së 2011 që i dha fund sundimit të tij autokratik 30-vjeçar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?