Suard Milani, 21 vjeç ishte viktimë e aksidentit në Hot të Ri, Shkodër. I riu po udhëtonte me motor drejt Postribës bashku me nënën e tij, e cila mbeti e plagosur rëndë.
Aksidenti ndodhi para tre ditësh, ndërsa i riu ka ndërruar jetë ditën e djeshme pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Nëna e tij, Lida Milani ndodhet në spitalin e Traumës pasi ka pësuar dëmtime të rënda dhe ndodhet në gjendje kritike.
Motori që po drejtonte i riu u përplas me një automjet dhe për pasojë u dëmtuan rëndë nënë e bir. Nga policia nuk është bërë asnjë njoftim zyrtar lidhur me aksidentin e ndodhur më 14 maj.