Loris Comparin

Vdes kampioni botëror i karatesë Loris Comparin, nuk i mbijetoi komplikacionit të bajameve

2 Qershor, 15:26| Përditesimi: 2 Qershor, 15:31

  • Share

Ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare, kampioni i botës në karate, Loris Comparin.

Comparin, i cili ka qenë 23 herë kampion i Italisë në karate, 3 herë kampion evrope, 4 herë kampion bote dhe 2 herë kampion ndërkontinental në specialitetin Kumite (luftimor), humbi jetën për shkak të përkeqësimit të bajameve.

Fillimisht ai u shtrua në spital ku qëndroi i shtruar dhe nën survejimin e mjekëve për dy javë, por nuk arriti t’i mbijetojë komplikacionit të bajameve.

Kampioni i botës la pas vajzën e tij Gloria, babain Oscar, nënën Giacomina, motrën Mara dhe vëllain e tij Nicola.

Sean Henke, presidenti i Federatës Italiane të Karatesë, i pikëlluar dh andër të parët njoftimin për humbjen e ikonës së karates.

"Që kur dëgjuam për shtrimin e tij në spital, kemi shpresuar për një mrekulli, por nuk ndodhi. Sot bota e karatesë vajton jo vetëm një sportist të madh, por edhe një njeri të madh, të ndershëm dhe me shpirt të mirë”,-shkruan në një postim në rrjetin social “Facebook”, Henke.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • HAJDAR KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 02/06/2024 22:38

    I përjetshēm qoft kujtimi. U preft në paqe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?