Kryeministrja Liz Truss ka bërë deklaratën e saj të parë zyrtare, teksa fjalimin e mbyll me shprehjen “Zoti e ruajt mbretin”.
“Tronditje e madhe për kombin dhe botën. Britania është vendi i madh që është sot për shkak të saj. Përkushtimi i saj ndaj detyrës është shembull për të gjithë ne. Sot Kurora i kalon, siç ka bërë për më shumë se një mijë vjet, monarkut tonë të ri, kreut tonë të ri të shtetit, Madhërisë së Tij Mbretit Charles III. Me familjen e Mbretit ne vajtojmë humbjen e nënës së tij dhe jemi bashkë. Ne i ofrojmë atij besnikërinë dhe përkushtimin tonë, ashtu si nëna e tij na ka kushtuar kaq shumë për kaq shumë kohë. Zoti e ruaj mbretin”, tha Truss.
Lajmi kryesor:
Ndërron jetë në moshën 96-vjeçare Mbretëresha Elizabeth II! Kurora i kalon Charles III! Flamujt në gjysmështizë (VIDEO)
B.K./ReportTv.al