Vladimir Makei

Vdes ministri i jashtëm i Bjellorusisë, kundërshtar i politikave të Putin! Dyshohet se është helmuar

26 Nëntor 2022, 21:24| Përditesimi: 26 Nëntor 2022, 21:31

  • Share

“Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë ka vdekur papritmas”, ka thënë agjencia shtetërore e lajmeve e vendit. Vladimir Makei, i cili e mbante postin që prej vitit 2012, ishte 64 vjeç.

Ai mori pjesë në një konferencë në kryeqytetin armen, Jerevan, në fillim të kësaj jave dhe do të takohej të hënën me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.

Përpara se zgjedhjet presidenciale në vitin 2020 të çonin në protesta të mëdha antiqeveritare në Bjellorusi, Makei ishte ndër ata që përpiqeshin të përmirësonin marrëdhëniet e Bjellorusisë me Perëndimin.

Ai kishte kritikuar edhe Rusinë, megjithatë sapo filluan protestat, tha se ato ishin frymëzuar nga agjentë të Perëndimit.

Disa media kanë hedhur dyshime të forta se është helmuar nga Rusia, pasi Makei njihej si një kritik i poliikave të presidentit rus Vladimir Putin.

Komento

Komente

  • Muzhiku: 27/11/2022 08:19

    Po dihet gjithmonë fajin Putini e ka në Rusi dhe Botë Për gjithçka ndodh dhe Saliu në Shqipëri, ndërsa Rama dhe Pjesa e tjetër e botës janë pa faj ????????????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?