Matija Sarkic

Vdes në moshën 26-vjeçare portieri malazez, Sarkic

15 Qershor, 14:56| Përditesimi: 15 Qershor, 14:59

  • Share

Portieri i Malit të Zi dhe i klubit anglez Millwall, Matija Sarkic, ka vdekur ditën e sotme në moshën 26-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur Federata e Futbollit e Malit të Zi.

Sipas të përditshmes Vijesti thuhet se Sarkic u sëmur dhe ndërroi jetë në një banesë në Budva.

“I gjithë klubi u dërgon dashuri dhe ngushëllime familjes dhe miqve të Matijasit në këtë kohë tejet të dhimbshme”, është shprehur Millwall nëpërmjet një postimi në X.

26-vjeçari bëri nëntë pritje në disfatën e Malit të Zi kundër Belgjikës 2:0 në një ndeshje miqësore të mërkurën dhe u shall njeriu i ndeshjes, për shkak të paraqitjes së jashtëzakonshme.

I lindur më 23 korrik 1997 në Grimsby, Angli, Sarkic luajti për ekipet e të rinjve të Aston Villës dhe klubit belg Anderlecht.

Portieri i bëri 33 paraqitje për Millwallin, të cilit i ishte bashkuar në gusht 2023 nga klubi i Premierligës angleze, Wolves.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?