Astronauti amerikan i misionit Apollo 8, Bill Anders, i cili shkrepi një prej fotografive më të veçanta të Tokës nga Hapësira, ka vdekur në moshën 90-vjeçare si pasojë e një aksidenti me aeroplan.
Aeroplani i vogël që po udhëtonte është rrëzuar në det pranë Uashigtonit.
Ka qenë djali i Andersit, Gregu, i cili konfirmoi gjetjen e trupit të babait të tij ditën e djeshme, 7 qershor
“Familja është e pikëlluar. Ai ka qenë pilot fantastik. Do të na mungojë”, thuhet në një deklaratë të familjes.
Anders, ishte një pilot i modulit hënor ka shkrepi fotografinë më ikonike të planetit Tokë, e cila njihet si një nga imazhet më inspiruese të Tokës nga hapësira.
Fotografia u realizua në prag Krishtlindjesh, në vitin 1968.
Ai më vonë e përshkroi fotografinë si kontributin e tij më të madh për programin hapësinor.