Lezhë- Po vuante dënimin prej vitit 2001 kur ishte arrestuar për marrëdhënie seksuale me të mitura, ka ndërruar jetë në spitalin e Lezhës. Autoritetet e Burgjeve njoftuan sot se viktima është Robert Foto Cini, kurse ngjarja ka ndodhur ditën e sotme.
Pas komplikacioneve të shfaqura, punonjësit e institucionit i kanë dhënë ndihmën e parë, por fatkeqësisht Cini bëhet me dije se ka ndërruar jetë sot në Spitalin Rajonal të Lezhës, në orën 14:15, inormon drejtoria e burgjeve.
Mjekët konstatuan paraprakisht se “shkak ka qenë një infarkti të miokardit”.
“I dënuari, me origjinë dhe me gjendje civile në Leskovik, ishte dënuar për veprën penale "marrëdhënie seksuale me të mitura" dhe vuante nga çrregullimi skizo-afektiv”, njoftuan Burgjet.
Gjithashtu sqarohet se Robert Cini “ishte transferuar në burgun e Lezhës më 27 nëntor 2021, ku qëndrojnë njëkohësisht të dënuarit me probleme mendore”.
“Shtetasi i dënuar nuk kishte kontakte me familjen”, shtohet më tej, teksa viktima ishte arrestuar prej vitit 2001 nga policia, kur kishte ndodhur edhe ngjarja.