Maya Ruith Picasso

Vdes në moshën 87-vjeçarja vajza e piktorit të madh Picasso, flet djali i saj: Kishin marrëdhënie të mrekullueshme, fliste për babanë, jo piktorin

20 Dhjetor 2022, 22:07| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 22:12

  • Share

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare vajza e piktorit të madh Pablo Picasso, të cilin ai e pikuroi shumë gjatë karrierës së tij. Ajo që veçon familja e vajzës së Picassos, Maya Ruith-Picasso është se ajo nuk fliste kurrë për piktorin, por për babanë.

“Maya Ruith-Picasso vdiq në paqe këtë mëngjes, e rrethuar nga familja e saj”, thuhet në deklaratën e dhënë nga avokati Richard Malka, pa detaje të mëtejshme.

Maria de la Conception ose Maya, siç njihej, lindi më 5 shtator 1935 dhe ishte vajza e parë e Picasso-s dhe muzës së tij, Marie-Thérèse Ëalter, me të cilën ai kishte një lidhje që nga viti 1927. Aktualisht në Muzeun Kombëtar të Pikasos në Paris ka një ekspozitë me temën e marrëdhënies së Majës me babain e saj. “Maya me një kukull” (1938), “Maya me një kukull dhe një kalë” (1938), “Maya me kostum marine” (1938), “Maya në një përparëse” (1938) janë vetëm disa nga portretet e saj.

“Ajo është i vetmi person që njoh që nuk flet për Pablo Picasso-n, por për babanë. Unë mendoj se kjo dëshmon për marrëdhënien e veçantë që ajo kishte me të”, tha djali i saj, Olivier.

Franca dhe Spanja do të përkujtojnë në vitin 2023 50-vjetorin e vdekjes së Pablo Picasso-s, përmes disa ekspozitave të veprave të tij në të dy vendet.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?