Viktima Ledi Skuraj

Vdes lezhjani me koronavirus në Londër, mesazhi prekës i ish-deputetit: Kushëri jeta është e padrejtë

11 Prill 2020, 19:42| Përditesimi: 11 Prill 2020, 21:07

  • Share

Një shqiptar nga Lezha ka humbur jetën nga koronavirusi në Britaninë e Madhe. Viktima është Ledi Skuraj, baba i dy fëmijëve. Ai humbi betejën me sëmundjen ditën e sotme teksa po mjekohej në një spital në Londër prej disa ditësh, pasi zbuloi se ishte infektuar. Lezhjani në Londër ishte administrator i disa lokaleve, ky dyshohet se u infektua me koronavirus.

Lajmi tragjik për ndarjen e tij nga jeta konfirmohet nga të kushërinjtë dhe shokët e tij në rrjetet sociale, mes tyre ish-deputeti Edurd Ndocaj, që ka postuar një mesazh prekës për kushëririn e tij.

Edhe në një bisedë me Report Tv ish-deputeti Ndocaj tha se Skuraj ishte prej një jave në gjendje të rëndë, ndërsa nuk vuante nga asnjë sëmundje tjetër. Ledi Skuraj jetonte prej vitesh në Londër sëbashku me familjen. 

Kunati i viktimës Tonin Nikolli i pikëlluar shkruan se Ledi humbi betejën në një moshë shumë të re. "Kunati ynë i dashur, burri i motrës, Ledi Skuraj humbi betejën me korona virus në një moshë shumë të re. Kërkoj nga të gjithë, të respektojnë dhimbjen tonë duke mos na derguar urime për Festën e Pashkëve, të asnjë lloji!". 

Deri tani nga koronavirusi kanë humbur jetën shqiptarë në SHBA, dy në Itali dhe tashmë në Londër. Në Angli janë 78991 persona të prekur me koronavirus dhe 9875 viktima deri tani, 917 prej të cilave në 24 orët e fundit.

Postimi i ish-deputetit Eduard Ndocaj



Postimet e shokëve të Skurajt

Komento

Komente

  • James: 14/04/2020 19:33

    Shof sa komente pa lidhje ky person ka qane nje nga personat ma te mire qe kam njof ne jeten time dhe ca motherfuckers qe shkruni gjaja pa lidhje tvu vin turp!Dot na mungojsh shum Ledi

    Përgjigju
  • Luli: 12/04/2020 00:03

    O shiku at nderin e familjes ku ta kesh o bq.overdoza e librit të dasmës së mamit tat

    Përgjigju
    • shiku: 12/04/2020 08:56

      O Luli o kokrra e budallait te kane mashtru o K, sa per nder jeni 0 se kapni femrat e fisit ju maloket.

  • Spiti: 11/04/2020 22:37

    Naper spitale perdorin ilace te renda,ne kto kohe qeverite kane etje per te vdekur gjithashtu edhe ju gazetar te shpirt,pastaj sdo men i ven emrin e korones,po te rrinte ne shtepi do kishte shpetu. Djallerat e ketij terrori boteror nuk do ja arrin qellimeve te ulta te tyre,do zbresi Zoti tju pastroi me zjarr

    Përgjigju
  • shiku: 11/04/2020 22:22

    Ngushullime familjes, por nuk eshte e vertete qe ka vdekur nga coronavirusi por nga overdoze e substancave narkotike,

    Përgjigju
  • rezi: 11/04/2020 21:47

    Ja që nuk kursen as të rinj ky virus i padukshëm. Keqardhje për humbjen e jetës dhe ngushëllime familjes. Por dua të theksoj se duhet marrë seriozisht, mos neglizhoni se pastaj do jetë vonë. Respektoni veten dhe të tjerët, mbroni veten e të tjerët!

    Përgjigju
  • vera: 11/04/2020 20:56

    DJEM TE RINJ ,,c'behet keshtu,,,qenka I poshter ku corona-virusi,,,o zot mbaje doren,,,,ngushellime familjes...

    Përgjigju
  • Ardi Deda: 11/04/2020 20:38

    Ngushellimet e sinqerta familjareve e zoti u dhashte kivet.

    Përgjigju
    • navy: 11/04/2020 21:11

      Ledi Skuraj, pati një sulm në zemër, mori shumë helm farmaceutik. Corona është një shfaqje mashtrimi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?