‘Vdiq edhe një gango’, kështu ka reaguar për ndarjen nga jeta të 32-vjeçarit Laer Kuritit në Tiranë reperi i njohur, Cllevio.
Klevion Ahmetaj, i njohur ndryshe si Cllevio përmes postimeve në rrjete sociale ka ndarë foto me Kurtin me disa mbishkrime përbri. I përmalluar ai shkruan se do ta marrë mallë për mikun e tij, për të cilin, Cllevio shkruan se do shkojë të pijë një cigare në vilën e tij të fundit.
“Vdiq dhe një gango. Pse kështu do humbim shok çdo muaj?! Sa më ke mërzit o Lear, kakami vogël.
Normal se do më marri malli për ty.
Do vi të pi cigare te vila jote fundit”, shkruan ai në rrjetin e tij social Instagram.
Kujtojmë se Lear Kurti ndërroi jetë në duart e policisë, por rrethanat mbeten ende të paqarta dhe pritet të zbardhen nga ekspertizave. Në ekspertizën paraprake rezultoi se i riu Lear Kurti ka ndërruar jetë si pasojë e overdozës pasi në stomak i është gjetur një përmbajtje plastike disa cm. Gjatë ndjekjes, burime bëjnë me dije se 32-vjeçari kishte me vete një dozë kokaine, të cilën mendohet ta ketë gëlltitur nga frika gjatë ndjekjes nga policia pasi nuk donte të arrestohej. Në stomakun e 32-vjeçarit ka shenja hemoragjie, çka mund të jetë shkaktuar nga gëlltitja e lëndës plastike ku dyshohet se mbahej lënda narkotike.
Prap e qiti koken ky lloshi?? O llosh, te ka marr prap malli per sapun kshu?
Përgjigju