Kronikë

Vdiq në komisariat, familjarët e korçarit protestë te Ministria e Brendshme: Duam drejtësi

22 Maj 2018, 11:55| Përditesimi: 22 Maj 2018, 14:50

  • Share

Familjarë dhe të afërm të 27-vjeçarit Ene Ftoj, që humbi jetën në dhomën e paraburgimit në Komisariatin e Korçës, kanë protestuar këtë mesditë para Ministrisë së Brendshme, në kryeqytet.

Familjarët kanë bërë thirrje për drejtësi, duke pretenduar se i riu është dhunuar nga policia deri në vdekje. Vëllai dhe nëna e 27-vjeçarit thanë se qeveria duhet të marrë masa, ndryshe do të marrin vetë.

T’i jepnin dënimin ta vuante, atij i kanë bërë masakër, e kanë dhunuar. Unë dua drejtësinë e vëllait.

Vëllai i të ndjerit

Qeveria të marrë masa për atë fëmijë. Një nënë ka kaluar në depresion, një baba po, tre fëmijë i ka rrugëve, fukarenj po. Po sikur të ishin fëmijët e tyre e të bëheshin në këtë gjendje, do ta kërkonin ata. Nëse nuk merr masa qeveria, do të marrim ne.

Nëna e Ene Ftoj

Në trupin e të ndjerit nuk është konstatuar dhunë fizike.

Rezultati i ekspertizës

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shqiptari: 22/05/2018 14:26

    Keta jane te paguar per me dal e me fol vet familja eshte e gezuar qe ju hjeke ky drogirash ky nuk i duhet askujt keta nuk dojne te punojne

    Përgjigju
  • bledi: 22/05/2018 12:31

    o zot sa lek moret me dal?!??!? ndoshta ka honger noj kanoqe birre shtrembur

    Përgjigju
  • Fredi: 22/05/2018 12:26

    Mire qe ishte perdorues herione, por u kap dhe ne flagrance duke i rrembyer varesen nga qafa nje gruaje. Harruat se si nje person i tille perpara 6 vitesh i mori jeten nje nene perpara syve te femijeve? Policia i paska bere nder dhe familjes se tij dhe komunitetit sepse ka hequr nje plehre nga rruga. Pak rendesi ka i bardh apo i zi. Kush jua pagoi autobuzin qe erdhe deri perpara MB? Salianji apo Alibeaj?

    Përgjigju
    • Fatmir: 22/05/2018 23:33

      Po ca thoni ka hum nje jet njeriu ne nje komisarjat policie dhe nuk ka nje pergjegjes per kete.ne jemi akoma ne sistemin komunist por akoma spo e merni vesh as gje nuk esht e jona as okdigjeni se marrim frym dhe pak dhe do fillojm te pagujm taks pse marrim frym.

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?