Viktima Enea Ftoj

Kronikë
Top 24

Vdiq në paraburgim në Korçë, ekspertiza: Ndaj të riut nuk u ushtrua dhunë

21 Maj 2018, 16:20| Përditesimi: 21 Maj 2018, 16:24

  • Share

KORÇE-Ditën e sotme kanë dalë rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoj, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë në paraburgim. Sipas ekspertizës, ndaj të riut nuk është ushtruar dhunë fizike. 'Në trupin e te ndjerit nuk është konstatuar dhune fizike' thuhet në raportin e ekspertizës mjeko ligjore.

Ndërkohë që pritet të kryen dy ekzaminime të tjera për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Enea Ftoji ndërroi jetë në dhomat e paraburgimit në komisariatin e Korçës. Familjarët hodhën akuza ndaj policisë për dhune ndaj të riut. Por, rezultatet e autopsisë hedhin poshtë akuzat se mbi 27-vjeçarin është ushtruar dhunë.

Enea Ftoj humbi jetën më 17 maj 2018 në ambientet e komisariatit, 3 ditë pas arrestimit pasi akuzohej për vjedhjen e një varëseje. E ndërsa familjarët e prisnin që të dilte në gjyq për masën e sigurisë ai kishte ndërruar jetë në paraburgim, ndërsa gruaja e tij deklaroi për mediat se gjatë vizitave në paraburgim, bashkëshorti i kishte thënë se policia e dhunonte.


 Shenjat e dhunës në trupin e të riut që humbi jetën në paraburgim

Komento

Komente

  • Ben: 21/05/2018 17:32

    Po si vdiq o polici plera kot

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?