GREQI- Disa ditë pas ngjarjes tragjike në Selanik ku një i ri me origjinë shqiptare tërhoqi zvarrë një 21-vjeçare duke i shkaktuar vdekjen ka reaguar i ati i viktimës.
Me fjalë që të rrëqethin, i ati i viktimës ka prekur zemrat e të gjithëve duke folur për aksidentin tragjik.
“Një shofer pa ndjenja e bëri fëmijën tim engjëll në parajsë”, -mësohet të ketë thënë ai.
Si ndodhi ngjarja:
Mbrëmjen e 21 nëntorit, 21-vjeçarja greke humbi jetën tragjikisht në saj të nj aksidenti famëkeq me drejtues një 26-vjeçar shqiptar. I riu me origjinë shqiptare, më herët me precedent penal aksidentoi për vdekje studenten e re dhe më pas braktisi vendin e ngjarjes.
Mjaftuan pak orë që i riu të vetëdorëzohej në polici me shenjë pendese ku edhe kërkoi të komunikonte me prindërit e saj. Duke u justifikuar, i riu u shpreh se u largua nga vendi i ngjarjes sepse jetonte në Greqi pa letra dhe më herët kishte pasur dosje në polici. Më tej, autori u shpreh se nëse viktima nuk do kishte tentuar të kalonte rrugën ‘Egnatia’ (aty ku gjeti vdekjen) asgjë nuk do të kishte ndodhur, mjaftonte që e reja të kalonte në vizat e bardha.
Lamtumira mallëngjyese e nënës:
“A jemi një ëndërr e hijes, apo një hije e një ëndrre? Në mjegullat e zeza, bukuria e pafundësisë... Udhët të mbarë shpirti im deri në skajet e gjithësisë...».
Me këto fjalë që ajo publikoi mesditën e së dielës në llogarinë personale në Facebook, nëna e saj i jep lamtumirën 21-vjeçares Emmanuela, e cila u nda nga jeta në orët e mëngjesit, pas një beteje të vështirë që bëri në spitalin Papageorgiou në Selanik!
kalbeni ne burg plehren.....asnje meshire.....
Përgjigju