Diva e ndjerë botërore Aretha Franklin

VIP & Spektakël

Vdiq pa një testament, kush i përfiton 80 mln dollarët e divës botërore?!

23 Gusht 2018, 18:56| Përditesimi: 23 Gusht 2018, 18:59

  • Share

Ajo ishte një nga inspirimet e shumë të njohurve në mbarë botën. Aretha Franklin ndërroi jetë javën e kaluar pranë shumë familjarëve të saj. Por e qëllimshme apo jo, diva nuk kishte lënë një testament me emrin e trashëgimtarit të saj. Në këtë mënyrë për pasurinë e këngëtares me vlerë prej 80 mln dollarësh janë pretendentë kryesorë fëmijët e saj.  

Kjo pasi në këto kushte ligji i Miçiganit parashikon që një person i martuar kur ndahet nga jeta pa lënë një testament, atëherë pasuria e tij ndahet në mënyrë të barabartë për pasardhësit.

Mbretëresha e soul kishte katër fëmijë, Clarence, Edward, Teddy White Jr dhe Kecalf, të cilët kanë nisur procedurat e para për marrjen e trashëgimisë së pasurisë së nënës së tyre.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?