Kronikë

'Vdiq si qen', Meta: Mbështes deklaratën e Trump, ikja në ferr e kreut të ISIS lajm i mirë për njerëzimin

27 Tetor 2019, 16:32| Përditesimi: 27 Tetor 2019, 16:45

  • Share

TIRANË- TIRANË- Një lajm i mirë për të gjithë njerëzimin. Ky është reagimi i presidentit Ilir Meta për vdekjen e kreut të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi. Në reagimin e tij, Meta shkruan se është plotësisht dakord me deklaratën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili tha se kreu i ISIS "vdiq si qen" , teksa thekson se është krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit.

"Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit", shkruan Meta.

Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Abu Bakr al-Bagdad kreu vetëvrasje duke shpërthyer vetë jelekun-bombë që mbante veshur për të mos rënë në duart e komandove të posaçëm amerikanë, ndërsa u vranë edhe tre fëmijët e tij dhe dy gra, gjatë bastisjes së kryer nga ushtria amerikane në veri-perëndim të Sirisë të shtunën.

Postimi i plotë i presidentit Ilir Meta 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hasani: 28/10/2019 04:24

    A e ka menduar se si do ta kete fundin Donald Trumpi qe i jep gojes jo si president por si ndonje rrugac ordiner?

    Përgjigju
  • Rika: 27/10/2019 23:08

    Po ju z.President nga e dini qe shkoi ne ferr? Apo je bo dishepull?

    Përgjigju
  • Hingy: 27/10/2019 19:31

    Ai vdiq si qen po ti o Met si qen i zgjebosur do vdesesh

    Përgjigju
  • A...Zh: 27/10/2019 19:03

    Intriga, ligesia e pabesia nuk i mjaftuan "udheheqesit te revolucionit". Ketu ben te gjithepushteteshmin, ndersa i lepihet ne menyren me te peshtire Trump-it, per te rikuperuar imazhin e tij prej batakciu. Kot e ka, pasi e njohin mire brenda e jashte.

    Përgjigju
  • Fredi Dobiçi: 27/10/2019 17:23

    Ti President HAJDUT i THESARIT të SHTETIT në KRRABË do ikësh më KEQ sesa Al Badahdi , sepse edhe ti KRYEHORR ke bërë KRRIM kundër 5 MILJON SHQIPTARËVE duke ju VJEDHUR BUKËN e Gojës , duke mbjellë VJEDHJE , GRABITJE dhe PLAÇKITJE në ATDHEUN tonë të VARFËR !!!! LSI dhe KOPEJA jote e HAJDUTËVE kanë bërë 10 FISHIN e KRRIMEVE të ISIS !!!!!!! VDEKJE e LSI LAVIRES !!! VDEKJE VDEKJE e KRYEHAJDUTËVE me KOLLARE të PANDËSHKUAR ende !!!

    Përgjigju
  • Ariu Skraparit: 27/10/2019 16:52

    Vdekshit si qenër të gjithë bastardët, hajdutët, dhe 7% me bllok dore kudo ku gjenden nëpër botë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?