Kultura

'Vdis duke qeshur' çel Festivalin e Komedisë në Korçë

30 Gusht 2021, 13:29| Përditesimi: 30 Gusht 2021, 13:57

  • Share

"Vdis duke qeshur” është komedia që ka çelur edicionin e 8-të të Festivalit Kombëtar të Komedisë në Korçë “Koko Fest” . Me regji të Ilir Bokshit dhe nën interpretimin e emrave të njohur të aktorëve si Zamira Kita, Olta Daku, Luiza Xhuvani komedia që përcjell mesazhetë forta.

“Ndihem mirë, gjithmonë është kënaqësi rikthimi në “Koko Fest. Jam shumë i nderuar që jam pjesë e shfaqjes dhe këtij festivali.", thotë regjisori Ilir Bokshi.

"Nisja e “Koko Fest” është një festë teatrore  për të gjithë artistët dhe publikun e Korçës dhe për shumë te tjerë  që kanë marrë paketat për të ndjekur të 7-ta shfaqjet. Korça e filloi sot, sepse emocioni ishte shumë i madh, humori. Nesër do jetë Kosova është Teatri i Ferizajt dhe më pas do të vazhdojë Teatri “Petro Marko në Vlorë. Do të kemi Teatrin Kombëtar në Tiranë dhe do ta mbyllë Teatri i Metropolit që ka qenë edhe fitues i disa çmimeve", tha aktorja Zamira Kita.

Premierës nuk i kanë munguar as emrat e aktorëve të rinj si Paola Kodra e Silvio Goskova.

Për ne ishte vërtetë një natë shumë speciale. Mesazhi është qëduhet  ta jetojmë  jetën në maksimumin e vet nuk duhet të humbim asnjë sekonddhe  asnjë minut sepse jeta është shumë e shtrenjtë dhe duhet të vlerësojmë dhe momentet e vogla", tha aktorja Paola Kodra.

Shkoi shumë mirë. Ishte atmosferë e ngrohtë gjatë provave, mësova shumë. Eksperiencë shumë e bukur e paharrueshme për mua dhe do e kujtoj gjatë", tha aktorja Silvio Goskova.

"Kokofest" do të vijojë për 7 netëme radhë nën intërpretimin e trupave të ndryshme teatrore,ndërsa publiku në sallë do tëjetë i reduktuar për shkak të pandemisësë Covid 19.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?