‘Veç mos të pafsha se kam me të mbyt’, Publikoi videon e dhunës çnjerëzore të infermiereve ndaj të moshuarës në Pejë, kërcënohet me jetë aktorja

3 Nëntor 2022, 10:44| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 11:14

  • Share

1667468688_KaltrinaZenelidjevojkasnimakkosovo212.jpg

Aktorja e dhe aktivistja e cila publikoi videon e tmerrshme të dhunës së infermiereve ndaj të moshuarës në azil është kërcënuar me jetë. Kaltrina Zeneli u shpreh se mes qindra mesazheve që i kishin mbërritur, mes tyre ishte dhe një kërcënim me jetë. Edhe pse anonim, sërish ndaj aktores është bërë një kërcënim i frikshëm.

“Veç mos të pafsha në rrugë se kam me t’mbyt”, ka qenë njëri ndër mesazhet kërcënuese, për të cilin Zeneli tregoi në një emision në KTV.

Përveç meje, mesazhe kërcënuese kanë marrë edhe profilet e tjera që kanë të njëjtin emër. Po dua me ia bë të ditur të gjithëve se nuk kam qenë unë ajo që ka incizuar. Kush ka ndonjë problem të më shkruajë mua”, shtoi aktorja Zeneli.

“Unë punoj në Artpolis, një organizatë feministe dhe reagojmë për raste të ndryshme kur ka dhunë familjare. Gjatë kohës që kam qenë me kolegët pak para provave, më ka shkrujt dikush dhe ka kërkuar me dit qysh me raportu një dhunë. I thashë thirre Policinë, ata të drejtojnë ku duhesh me shku. Më tha, a mundesh me ma gjet një numër që merret këto raste dhe po më tregon që është ushtru dhunë ndaj një të moshuare. Unë prapë i thashë thirre Policinë. E vazhdova ditën. Pas dy-tre ore, e pyeta a ka marrë një iniciativë. Më tha që ishte duke pritur për të shkuar në Polici. Por aty ma ka dërgu videon. Pasi e kam pa, nuk mujta me prit më dhe e kam postuar menjëherë. Nuk kam mundur ta shoh videon deri në fund. Jam shtangur, nuk kam dit me reagu. E kam qit nënën time në vend të saj. Nuk e di… s’po gjej fjalë të përshkruaj”, u shpreh aktorja.


Lajmi kryesor:

Dhuna çnjerëzore ndaj të moshuarës në Pejë, kërcënohet me jetë aktorja që publikoi videon! E bija e viktimës: Pashë shenjat në trup, s'e besova


G.MO/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?