Kjo e shtunë sportive në La Ligan spanjolle të futbollit nisi në orën 14:00. Në Palma de Mallorca, vendasit u mundën 1-2 në limite nga Villarreali. Te fitorja dolën Espanyoli i Kumbullës, Sevilla dhe Real Madrid.
Në stadiumin "Son Moix", Mallorca vendase u mund 1-2 nga Villarreal. Ishte Costa që kaloi miqtë në epërsi pas 27 minutave lojë, duke mbyllur pjesën e parë në avantazh. Fraksioni i dytë nisi me autogolin e Albiol, teksa Mallorca u duk se pas barazimit do kërkonte edhe golin e fitores. Një gjë e tillë nuk ndodhi dhe Villarreal gjeti golin e tri pikëve me Perez në minutën 90+4. Për Mallorcan në fushë 90 minuta luajti Vedat Muriqi, teksa "Pirati" nuk mundi të ndihmonte të tijtë.
Real Madrid ka marrë tri pikët e radhës në La Liga. Për javën e pestë "Galaktikët" fituan 0-2 në udhëtim kundër baskëve të Real Sociedad. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në fraksionin e dytë skuadra e Ancelottit shënoi dy herë me penallti. Vinicius në të 58 minutë dhe Mbappe në të 75 gjetën rrjetën. Me 11 pikë pas pesë javësh, Real Madrid mban vendin e dytë, pas Barçës.
La Liga, raundi 5:
E shtunë, 14 shtator 2024
14:00 Mallorca 1-2 Villarreal
16:15 Espanyol 3-2 Alaves
18:30 Sevilla 1-0 Getafe
21:00 Real Sociedad 0-2 Real Madrid
Renditja: