Alfred Elezi, Drejtori i Komanduar ne Drejtor Vendore te Policise Lezhe ka marrë sot emërimin për të qenë në krye të këtij institucioni pas largimit të Vehbi Bushatit.
Alfred Elezi u komandua si Drejtor pas shkarkimit nga vetingu te ish Drejtorit Vehbi Bushati me 30 maj të këtij viti.
Vehbi Bushati u largua nga detyra në vendimin e parë të dhënë nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas rinisjes së vetting-ut në Policinë e Shtetit.
Drejtuesi i deritanishëm i policisë së Lezhës, nuk përjashtohet përfundimisht nga strukturat blu, por nuk do të lejohet të mbajë poste drejtuese, dhe për shkak të filtrit të vetting-ut detyra më e lartë që do t’i lejohet është shef krimesh në komisariat.
Ky vendim i trupës së vetting-ut të AMP-së erdhi pasi Bushati nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale sipas rregullave të miratuara së fundmi.
Nga i gjen o rrumbullak keta drejtore,njeri me budalla se tjetri ????apo e vure kete fred elezin se eshte burri i vajzes se lutfi meckes pronarit te kukes tv ,se don ta mbash mire me median opositare ??
Përgjigju