TIRANË- Apeli i Posaçëm rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për sekuestron e celularit. Vendimi u mor nga gjyqtari i Apelit të GJKKO, Engert Pëllumbi.
Veliaj kërkonte kthimin e celularit, që iu sekuestrua më 10 shkurt, në të njëjtën ditë që u arrestua nga agjentët e BKH në zyrat e Bashkisë së Tiranës.
Po sot në Gjykatën e Lartë do shqyrtohet edhe një rekurs i vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj po ashtu për sekuestron e celularit të tij.
Veliaj është në hetim për korrupsion pasiv në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit. Një ditë më parë, GJKKO la në qeli Veliajn, si edhe rrëzoi edhe ankimin e biznesmenit Elman Abule, i cili mbetet në arrest shtëpie.
Komente
