Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë lajmin e bukur se është bërë xhaxha. Vëllai i tij, Arbi është bërë babai i një vajze, të cilës i kanë vendosur emrin Avril.
Përmes një postimi në Facebook, Veliaj shprehet se pas 72 ditëve “pezmatim pas burgosjes sime pa gjyq”, sot familjarët e tij patën mundësinë të ngjisnin copat e thyera të zemrës.
“Mirë se erdhe në botë mbeska ime Avril!
Xhaxhi Eri është kapluar që tani nga dashuria për ty.
Jam kaq i lumtur për Anën e Arbin, gjyshërit Lida e Kastriot, Ajolën dhe Kain që mezi e ka pritur kushërirën e vogël, por sidomos për nëna Shqipen, që pas 72 ditëve pezmatim pas burgosjes sime pa gjyq, sot pati mundësinë të ngjiste copat e thyera të zemrës së saj të bukur.
Të duam shumë Avi”, shkroi Veliaj krah një foto të duarve të vogëlushes së sapoardhur në jetë.
Komente
