Veliaj bën bashkë krerët e besimeve fetare në darkën e Krishtlindjeve: Hapësirat e zaptuara prej vitesh do u rikthehen Kishave, së shpejti te 'Bulevardi i Ri' do ndërtohet Kisha Ungjillore

28 Dhjetor 2021, 14:55| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 15:06

  • Share

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj në darkën e Krishtlindjeve ka bërë bashkë krerët e besimeve fetare në Tiranë. Gjatë fjalës së tij kryebashkiaku Veliaj uroi shëndet, mbarësi dhe një vit të bekuar për të gjithë kombin tonë.

Veliaj tha se hapësirat e zaptuara përreth kisha do t’iu kthehen atyre, si nw rastin e Kishws Ortodokse dhe asaj Katolike.

“Kemi disa lajme të mira për të ndarë. Pas një kalvari të gjatë prej 30 vitesh, më në fund Kisha Ortodokse me Bashkinë e Tiranës kanë zgjidhur një kalvar të hipotekave, të çështjeve të pronave në Shqipëri, për të pasur Kishën e Shën Prokopit, e cila vitin tjetër do të pajiset me një leje nga Bashkia e Tiranës.

Kemi një lajm të shkëlqyer për Kishën Katolike. Më në fund prapë në një kohë rekord, toka tek lapidari, ish-repart ushtarak, do t’i kthehen Kishës Katolike dhe aty do të kemi një kishë që i është dedikuar shenjtores Nënë Terezës. Një kërkesë e shumë besimtarëve, një kërkesë e shumë pelegrinëve që ndjekin turet e pelegrinazhit, që në një vend që krenohet me Nënë Terezën, nuk ka një faltore të saj. Kështu që jemi duke diskutuar edhe shtatoren, edhe faltoren, edhe seminarin, për ta kthyer të gjithë atë hapësirë në një bekim të jashtëzakonshëm për besimtarët katolikë”, tha Veliaj.

Veliaj dha lajmin për rindërtimin e disa kishave në kryeqytet dhe ndërtimin e një Kishe Ungjillore në zonën e Bulevardit të Ri.

“Gjithashtu jemi afër një vendimmarrje për Kishën Ungjillore, që në një zonë që do të quhet; Nuk e di a do të quhet Tirana e re, apo ‘Tirana e re fringo fare’. Është një zonë e Bulevardit të Ri, për të mos u ngatërruar me ‘Tiranën e Re’ të pasluftës tek Njësia 5, edhe aty kemi një marrëveshje për një Kishë Ungjillore dhe për t’u siguruar që ky vit i ri na gjen me 3 stacione të besimit”, u shpreh kryebashkiaku.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?