Këshilli Bashikak i Tiranës miratoi sot propozimin për emërtimin “Sokol Olldashi” dhe “Arjan Sala” të dy rrugëve në kryeqytet.
Do të jetë një rrugë në njësinë numër 2 që tashmë do të mbajë emrin e ish-deputetit të PD-së, “Sokol Olldashi” , ndërsa është emërtuar me emrin “Erjon Sala” një rrugë në njësinë numër 11, në zonën e Laprakës, ku jeton edhe familja e të ndjerit.
Propozimi u bë sot nga Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Po propozojmë, me shpresën që të miratohen unanimisht, për emërtimin e një rruge me emrin “Sokol Olldashi”, një rrugë në njësinë numër 2, kjo vjen pas emërtimit të një shkolle me emrin ‘Bashkim Fino’ po në njësinë numër dy. Me emërtimin e rrugës ‘Sokol Olldshi’ është edhe një lloj balancimi, duke bërë një emërtim me emrin e ish-funksionarit dhe aktivistit të PD. Rruga tjerë që është propozuar për t’u votuar në Këshillin bashkiak është rruga “Arjan Sala”, një rrugë në njësinë numër 11, në zonë e Laprakës, ku banon edhe familja e të ndjerit, heroit tonë të qytetit. Ka qenë një premtim që kryeministri, bashkë me mua ja premtuam familjes, për të nderuar këta heronj. Më vjen mirë që një rrugë në njësinë numër 11 do të ketë emrin e heroit tonë urba, Arjan Sala”, tha Veliaj.
Ish-deputeti i PD-së, Sokol Olldashi humbi jetën në një aksident të rëndë automobilistik më 20 nëntor të viti 2013.
Arjan Sala humbi jetën si pasojë e një zjarri që shpërtheu më 24 mars në një magazinë te “Casa Italia”, ndërsa i shpëtoi jetën 20 punonjësve. Ai u shpall “Dëshmorë i Atdheut” më 29 mars, ku titulli iu dorëzua familjes së tij nga vetë kryeministri Edi Rama.
Lajmi kryesor:
Veliaj: Falim 988 gjoba për familjet që filluan të ndërtojnë pa leje pas dëmtimit nga tërmeti! Heqim për 6 muaj tarifën e hapësirës publike për bizneset e vogla
//ReportTv.al