Erjon Veliaj ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë “arrest në burg”.
Kryebashkiaku i Tiranës qëndron në qeli që prej 10 shkurtit 2025, kur dhe u arrestua me urdhër të GJKKO pas kërkesës së SPAK.
Veliaj kërkon lirinë nga qelia dhe procesi ndaj tij të zhvillohet me një masë më të butë sigurie.
Erjon Veliaj i ka mohuar të gjitha akuzat e SPAK. Teksa Prokuroria e Posaçme, një ditë më parë mbylli dosjen ndaj tij dhe e dërgoi për gjykim, duke renditur ndaj kryebashkiakut 13 akuza, prej të cilave korrupsion në 9 raste.
Kjo është hera e dytë që Erjon Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë kundër masës shtrënguese “arrest në burg”.
Lajmi kryesor:
Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake për dosjen ‘Veliaj’, kryebashkiaku bën rekurs në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë
V.GJ /ReportTv.al
