Veliaj çon pako në Zall Bastar: Me rrugën e re do të jeni lagje e Tiranës

11 Prill 2020, 19:20| Përditesimi: 11 Prill 2020, 20:18

  • Share

Bashkia e Tiranës njofton se po vijon shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë, familjet me persona me aftësi të kufizuara, të moshuarve të vetmuar, atyre me ndihmë ekonomike dhe të dëmtuara nga tërmeti. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në Zall Bastar në disa familje. Ai u kërkoi banorëve të zonës që të qëndrojnë në banesat e tyre dhe i siguroi se për çdo nevojë, ndihma nuk do të mungojë në asnjë moment, thuhet në njoftim e shpërndarë nga zyra e shtypit të bashkisë.

Një tjetër lajm i mirë për Zall Bastarin është edhe rruga e re, tha Veliaj, e cila afron fermerët dhe blegtorët e kësaj zone me tregjet. “Me rrugën e Arbrit, loti i parë ka mbaruar, po bëhet edhe ky loti këtu, Zall Bastari do të jetë lagje e Tiranës. Tani që është bërë vetëm traseja e rrugës vihet më kollaj, imagjino kur mbarojë, vjen për 15 minuta”, tha Veliaj.  Duke i garantuar për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, kryebashkiaku theksoi se rruga e re e Zall Bastarit, bashkë me rrugën e Arbrit që po bën qeveria, do t’i japë zhvillim të gjithë zonës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • arben: 04/05/2020 17:45

    ah kryetar, ah kryetar tall menderen me njerzit.

    Përgjigju
  • Shkoza: 19/04/2020 22:58

    Z.kryetar pako per karantinen nuk duam, te lutemi shume na bej edhe ne rrugen te firma kamberi se jemi me afer me Tiranen se sa Zallbastari, se kemi 25 vjet qe na keni injoruar si njerez, ketu nuk jetojne vetem gollo e fshatare, por ka edhe qytetare qe firmat piramidale aksidentalisht i pruri ne kete zone "Afganistan".Kaq se eshte dhe virusi.

    Përgjigju
  • Cim tironci: 19/04/2020 19:30

    Cjane keto idjotizma qe ben z Veliaj e morem vesh qe po shperndan ndihma .Ku Jane njoftimet per qytetaret e Tiranes ne media je komplet out ku eshte upgrade per cdo 8 ore APO NUK TE KA DHENE access Ed Rama per te kryer detyren tende si kryebashkjak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?