Kronikë

Veliaj dhe kryebashkiaku i Athinës përurojnë Parkun Helen në liqenin e Farkës: Stoli e shtuar në marrëdhënien e shkëlqyer Shqipëri-Greqi

18 Qershor 2021, 17:16| Përditesimi: 18 Qershor 2021, 17:36

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis përuruan sot “Parkun Helen”, i cili ndodhet në një hapësirë në liqenin e Farkës. Të pranishëm në përurim ishin edhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Sophia Philippiddou, ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe mitropoliti i Amantias Nathanaili. Parku Helen u realizua me ndihmën e Ambasadës së Greqisë në Tiranë.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se ky park kaq i këndshëm dhe çlodhës për qytetarët, është një hapësirë kushtuar marrëdhënieve mes dy vendeve. 

“Ajo që na lidh me njëri-tjetrin nuk është thjesht fryma mesdhetare dhe historia, por edhe marrëdhëniet tona, të cilat janë shumë më tepër se kaq. Greqia, është një nga ato vende mike që na ka mbështetur pa rezerva në të gjitha hapat tona të integrimit në Bashkimin Evropian. Gjestin e sotëm, të shënjuar me këtë park, e konsiderojmë si një shenjë mirënjohje, por edhe një stoli për të festuar marrëdhëniet e shkëlqyer dhe raportin special mes Tiranës dhe Athinës, Shqipërisë dhe Greqisë”, u shpreh Veliaj. 

Ai tha se qytetarët e Tiranës tani kanë një tjetër hapësirë të gjelbër ku do mund të kalojnë disa orë qetësie.

“Në këtë njësi të stërmadhe tani që quhet bashkia e re metropolitane e Tiranës, do të trashëgojnë një hapësirë fantastike prej 5500 m2, e konceptuar si një hapësirë shumëdimensionale dhe gjithëpërfshirëse për aktivitete sportive. E kemi dekoruar me bimësi tipike mesdhetare si element unifikues mes Shqipërisë dhe Greqisë, siç keni parë ullinjtë, apo shumë prej shkurreve dekorative që janë të ngjashme në të dy vendet tona”, pohoi Veliaj. 

Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakoyannis, falenderoi Veliajn për punën e bërë.

“Falenderoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili gjithmonë na tërheq, na merr me vete me dinamizmin, efektivitetin e tij, por është edhe një njeri me zemër të madhe. Sepse nuk mund të mendoj një festë më të mirë, më të bukur, për 200 vjetorin e luftës greke për liri, jashtë kufijve të Greqisë. Ky është një park i mrekullueshëm në këtë vend me të vërtetë të bekuar, afër këtij liqeni kaq të bukur”, përfundoi Bakoyannis. 

Ambasadorja greke në Tiranë, Sophia Philippiddou tha: “Kemi të bëjmë me një nisëm bashkëpunimi me Bashkinë e Tiranës, nëse nuk do të kishim këtë bashkëpunim ky projekt nuk mund të realizohej.”

“Parku Helen” është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë shlodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës. Është një park tematik që dallohet për anën estetike, i cili përmban dy pole kryesore: atë kulturor dhe atë sportiv.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 19/06/2021 02:11

    Ore Veliaj ti qeke K.. fare. Në greqi ske jetuar ndonjeher ti mesiguri. Parku Helen Po pse nuk i vut emrin Marko Boçari ose ndonje gje që na lidh. Lev politike je bere që edhe mbi gjakun e emigranteve je kail te shkelesh. Ju Vetem Heini ose bliheni Politika leshi politikan Fokus. Haram të qoft i Pa pjekur. Kujton sikur greqia eshtë si europa

    Përgjigju
  • Sokrat: 18/06/2021 23:17

    Tani qe u perurua parku helen ne Tirane, e ka rradhen te perurojm parkun Cameria ne Athine! A thua do e lejoj arroganca dhe racizmi grek kte simbol paqeje?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?