Tirana

Veliaj: Do nisim rikonstruksionin e Bulevardit 'Zogu I' dhe të fasadave

16 Korrik 2019, 17:10| Përditesimi: 16 Korrik 2019, 18:45

  • Share

Bashkia e Tiranës do të nisë transformimin e Bulevardit  “Zogu I”  duke i dhënë jo vetëm një pamje të re, por edhe një impuls ekonomik gjithë kësaj zone. 

Në nisjen e punimeve për shkollën e re “Jeronim De Rada”, në Njësinë Nr 9 në kryeqytet, Kryebashkiaku Erion Veliaj bëri të ditur se do të nisë puna për rikonstruksionin e Bulevardit  “Zogu I” dhe për rehabilitimin e fasadave në të dy anët e saj.

Lajmi i mirë për Njësinë nr. 9 është që ne do të fillojmë në pak ditë të gjithë rikonstruksionin e Bulevardit “Zogu I”. Do të bëhet jo vetëm nëntoka, por do të bëhet të gjitha fasadat, të gjitha piacat e vogla, kështu që besoj janë fatlumë ata që jetojnë mes “Zogu I” dhe rrugës “Fortuzi”, me një bulevard të ri, dhe me një shkollë të re”, deklaroi Veliaj.

Katër  vitet e fundit Njësia 9 ka përjetuar disa nga investimet dhe projektet më të mëdha transformuese për Tiranën, duke nisur nga sheshi “Skënderbej”, për të vijuar me Bulevardin e Ri e deri te Bregu i Lumit.

Komento

Komente

  • BENI: 17/07/2019 00:08

    A KA MUNDESI erion qe bulevardin e ri ta zgjasesh edhe me shume ,,,,edhe 10 km te tjera,,,atehere Tirana behet nje qytet europian,,,///

    Përgjigju
  • Horri Bulevardit: 16/07/2019 17:20

    Po ky Bulevardi sikur kishte garanci per 30 vjet kur u shtrua nga ish kryebashkiaku sot KM apo si i thone asaj fjales “ci ... t’emen moj kaurke sot bajram turku pa buke”. Tik tak spak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?