Veliaj: Edhe një javë kohë për t’iu bashkuar nismës, deri në 22 Prill do mbjellim 122 mijë pemë

14 Prill 2018, 14:29| Përditesimi: 14 Prill 2018, 16:12

  • Share

Kushdo që ka dëshirë të bëhet pjesë e fushatës së mbjelljes së pemëve në Tiranë, ka edhe një javë kohë për t’iu bashkua revolucionit të gjelbër. Në 22 Prill, në Ditën e Tokës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shprehur se numri i pemëve të mbjella në kryeqytet do t’i kalojë 122 mijë. Pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë shumë e madhe, e po aq i madh edhe numri i donatorëve që kanë kontribuar.

Punonjës të Agjencisë së Zhvillimit Rural dhe anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Agim Kraja ishin qytetarët që iu bashkuan aksionit për shtimin e gjelbërimit në Parkun e Farkës, i cili po shndërrohet në një hapësirë tërheqëse për familjet dhe të rinjtë e kryeqytetit.

Jam shumë i lumtur që rrethohem nga dy miq të mirë që përfaqësojnë dy institucione shumë të rëndësishme të qytetit tonë, Agjencia e Zhvillimit Rajonal dhe Këshillin Bashkiak, një institucion që ka marrë vendime shumë të rëndësishme, që i jep mundësi Bashkisë së Tiranës të zgjerojë parqet, hapësirat e gjelbra dhe të vendosim qytetin përpara bindjeve tona.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Ai deklaroi se në këtë ndërmarrje të madhe, kontributin më të rëndësishëm e kanë dhënë qytetarët.

Ndonjëherë ka njerëz që thonë: unë e bëj detyrën time të qytetit, punoj në një agjenci për qytetin, punoj në Këshillin Bashkiak për qytetin dhe kjo duhet të mjaftojë. Besoj që një qytetar i mirë është ai që shkon përtej minimumit të kërkuar dhe përtej detyrës së vet. Deri në datën 22 Prill do të kapim 122 mijë pemë dhe më vjen mirë që për herë të parë bashkia ka rol minorancë, kur shumicën e punës e ka bërë qytetaria e Tiranës. Të gjithëve ju jam pafundësisht mirënjohës.

Kryebashkiaku, Erion Veliaj

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Agim Kraja tha se ky aksion i ka kaluar pritshmëritë dhe u shpreh optimist se deri më 22 prill do të arrihen të mbillen 122 mijë pemë të reja.

Në fillim të kësaj nisme, shumëkujt iu duk si një lojë, por kjo gjë i kaloi pritshmëritë, kaloi mbi 100 mijë pemë, mbi atë që ka thënë kryetari në fillim dhe jam i bindur që do të kalojë edhe mbi 122 mijë. Sot këtë mbjellje pemësh e bëj si dhuratë për vajzën time, e cila do të zgjedhë Shqipërinë për të jetuar.

Agim Kraja

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshem i AZHR-2, Arben Skënderi, falenderoi kryebashkiakun Veliaj dhe apeloi që nisma e nisur për mbjelljen e fidanëve të rinj.

 ( Kryebashkiaku, Erion Veliaj, me përfaqësues të Agjensisë së Zhvillimit Rural dhe Agim Kraja në vijim të aksionit për mbjelljen e pemëve )

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kallembi.: 14/04/2018 18:13

    Kallembat e VELISE DHE Palmat e RAMES PO xhvasin TAKSAT e SHQIPETAREVE per te pasuruar tregtaret e VOTAVE NE FUSHATEN elektorale QE eshte ne prag.NE GJURMET E XHAXHI RAMES VELIAJ KA BLERE GAZETARET PER TE QENE SURRATI I TIJ NE CDO DITE ( 24 ORE NE DITE ) LAJME QE TE VRASIN SHENDETIN MENDOR TE TE RINJVE DUKE DEGJUAR 7/ 24 LAJME JO TE VIRGJERA

    Përgjigju
    • Erik: 14/04/2018 18:30

      Po mo gari i lales po, taksat e shqiptareve po zhvasin. Po ju bejne pyje te ndiheni me mire ne habitatin e ri, se sic duket mungesa e pyllit qe keni patur ju agravon gjendjen mendore. Le qe ku keni lene pyll ne kembe ju edhe andej ku jeni, ne mos i keni prere, i keni vene flaken, nuk bashkejetoni dot me te bukuren ju.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?