Frida Pashako dhe Jonida Halili

Politikë

Veliaj emëron dy nënkryetaret e reja në Bashkinë e Tiranës, kush janë dy zonjat që morën detyrën

15 Janar 2024, 20:57| Përditesimi: 15 Janar 2024, 20:59

  • Share

Pas largimit të Arbjan Maznikut, i cili pak javë më parë u emëruar si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, dhe Anisa Rusetit, e cila mori detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar sot emrat e dy nënkryetarëve të rinj të bashkisë së kryeqytetit.

Frida Pashako dhe Jonida Halili janë dy zonjat që kanë marrë besimin e Veliajt për postin e Nënkryetareve të Bashkisë së Tiranës, duke plotësuar kështu edhe dy vendet vakante pas largimit të Maznikut dhe Rusetit.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?