Veliaj: Gati projekti që siguron 24 orë ujë të pijshëm në Tiranë (VIDEO)

9 Maj 2020, 21:28| Përditesimi: 9 Maj 2020, 21:44

  • Share

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë inspektimit të impiantit të filtrimit të ujit në Paskuqan në Tiranës njoftoi se ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve të kryeqytetit është duke përfunduar dy projekte të cilat do të sigurojnë ujë të pijshëm orë në ditë për pjesën më të madhe të kryeqytetit

“Është një ditë që do të hyjë në historinë e Ujësjellësit të Tiranës, i cili edhe pas 100 vitesh kryeqytet ka të njëjtin tubacion, filtrim dhe rrjet të vjetër. Jemi në prag të hapjes së dy projekteve madhore të qytetit: I pari, tubacioni i ri që dyfishon prurjet në Bovillë, ku filtrohet uji. Kjo nuk ka ndodhur që nga themelimi i ujësjellësit dhe Tirana e viteve të pas-luftës. Pra, më në fund dyfishohet burimi që sjell ujë në Tiranë. Falenderoj shumë Kryeministrin, ministren Balluku, që u bënë partnerët tanë për ta ndarë këtë kosto; pra, ne të bënim impiantin e filtrimit këtu ku jemi, ata të bënin tubacionin që dyfishon ujin në Tiranë”, tha Veliaj.

Ndërkohë të gjithë qytetarët e Tiranës do të njoftohen një javë përpara se të hyjë në punë impianti i ri i filtrimit të ujit, në mënyrë që të pastrojnë të gjithë depozitat çka do të bëjë që të kenë ujë të pijshëm nga rubineti.

“E kemi zgjeruar rrjetin me 30%. Sapo të lidhen tubacionet, do të bëjmë një muaj testime, për t'u siguruar që arrin të filtrohet i gjithë uji shtesë që vjen këtu. Ndërkohë plani është për ta shtuar kapacitetin e impiantit edhe 50% të tjera. Pra, siç u dyfishua prurja e ujit, të dyfishohet edhe kapaciteti filtrues. Jemi në rrugë të mbarë! Shumica dërrmuese e qytetarëve do ta ndjejnë premtimin për 24 orë ujë që tani, jo në 2024. Në 2024 premtimi qëndron për shtëpitë e ndërtuara në zonat e largëta informale”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku zbuloi edhe një lajm të mirë për banorët e Paskuqanit që banorët e zonës, por edhe nxënësit e shkollave parauniversitare mund të shfrytëzojnë hapësirën e gjelbër për të kaluar orë çlodhëse pranë impiantit të filtrimit.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • HHa: 24/05/2020 15:22

    30 vjet demokraci akoma per ujin e pishem po mendojnë politikane legena.

    Përgjigju
    • sdfd: 29/05/2020 12:19

      Per projektin, jo se do te vije. :)

  • Dalan: 13/05/2020 09:53

    Bravo e besoj se edhe ne France ku jetoj une ujesjellesi i zones kete pamje ka. Rezervuare ose ujembledhesa, qe pastaj priten te perpunohen. Ne qytetin 3 milion banoresh ku jetoj, ka me shume se nje ujesjelles. Me kete dua te them qe krahas Bovilles mos duhet edhe nje ujesjelles tjeter per Tiranen, ne menyre qe furnizimi i panderprere te ishte i garantuar.

    Përgjigju
  • elio: 12/05/2020 16:43

    u bere 5 vjet qe e thua kete, mashtrues

    Përgjigju
  • PIKU: 10/05/2020 18:00

    Kush po kerkon 24 ore, spo kemi as 10 ore.

    Përgjigju
  • Aqif Kapertoni: 10/05/2020 11:28

    Kam vetem nje merak qe ne si popull tja u kujtojme UKT dhe tju lutemi qe kur te na vije uji i papijshem 24 ore ne cesma te na rrisin cmimin se po na teprojne leket neper xhepa dhe nuk kemi nga ti cojme,kaq nder duam ne.

    Përgjigju
  • VKM E QEVERISE RAMA..: 10/05/2020 01:46

    Paskuqani dhe kamza duhen shembur plotesisht,,lini vetem ato pallatet e kuqe qe kane qene ne koder -kamez,,,gjithcka tjeter te rrafshohet,,cecenet te kthehen nga kane ardhur dhe te mos kalojne me uren e lacit...

    Përgjigju
    • A. N.: 10/05/2020 09:43

      Zgjeroje pak horizontin dhe reflekto pak pse u la qe te zbritnin nga malet dhe te zaptonin tokat ne periferite e qyteteve? Qeveritaret e lejuan kete gje nderkohe qe gllaberonin hapesira publike ne pikat me nevralgjike te qyteteve, bregdeteve, porteve. Mos te harrosh asnjehere qe ujku do mjegull.

  • Iris: 09/05/2020 23:36

    Natyra u hakmor paq me shqiptaret qe e kane shperdoruar ujin prej dekadash.I kujtohet ndonjerit kur ftohnin shalqinet ne cesme ne kohen e Enverit? Ta provojne ta bejne dhe tani ,edhe po te kene uje se bejne dot se fatura do jete e larte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?