Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është bashkuar trendit të videove në TikTok. Një video e tij po qarkullon në rrjet për trendin “He (she) doesn’t know it yet, but… “ (Ai/ajo nuk e di ende, por...)"
Veliaj ka zbuluar një video nga një takim që ai ka zhvilluar në zyrë, një orë para arrestimit, më 10 shkurt. Në video shkruhet se “ai nuk e di ende, por një orë më pas do të arrestohet pikërisht në këtë zyrë. Pa gjyq”
"Ai nuk e di ende, por një orë më pas do të arrestohet pikërisht në këtë zyrë. Pa gjyq... vetëm kaos... me kamera që regjistrojnë... Media që e përpin. Edhe arrestimi i tij tingëllon si një film ikonik. Energjia e personazhit kryesor e çliruar plotësisht”, shkruhet në video.
Veliaj e shoqëron videon me shkrimin “Jemi në diskutime me Netflix-in për ta kthyer në serial por kemi ca punë me drejtësinë për të mbyllur më parë”.
Komente
