Kryebashkiaku Erion Veliaj

Veliaj i kthehet Bashës: Hipokrizi të dënosh dhunën në Uashington dhe të inkurajosh dhunën në Tiranë sa herë humbet

7 Janar 2021, 17:47| Përditesimi: 7 Janar 2021, 17:53

  • Share

Kryebashkiaku Erion Veliaj e ka cilësuar hiprokizi deklaratën e Bashës dje ku dënonte dhunën në Uashington, në një kohë që inkurajon dhunën në Tiranë sa herë humbet zgjedhjet.

Veliaj i është drejtuar Bashës përmes një postimi në rrjete sociale, duke u shprehur se demokracia nuk ndërtohet me standarde të dyfishta.

“Është hipokrizi të dënosh dhunën në Uashington dhe të inkurajosh sistematikisht dhunën në Tiranë sa herë humbet zgjedhjet. Demokracia nuk ndërtohet me standarde të dyfishta Luli! Me shpresë këtë humbje të 5-të në 25 Prill e mbyll pa e djegur kryeqytetin”, shkruan Veliaj.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, përmes një postimi në Twitter u shpreh mbrëmë i shqetësuar për ngjarjet në SHBA dhe deklaroi se ka besim në forcën e demokracisë amerikane dhe institucionet e saj.

"Thellësisht i tronditur nga ngjarjet e natës së sotme në Uashington D.C Zgjedhjet demokratike, transferimi paqësor i pushtetit dhe sundimi i ligjit qëndrojnë në thelbin e demokracisë. Unë dhe bashkatdhetarët e mi kemi besim të patundur në forcën e demokracisë amerikane dhe institucionet e saj", ka shkruan Basha në Twitter.

Komento

Komente

  • Shkodrani-Belgjike: 07/01/2021 19:31

    Ky Luli trap po mbet tan jeten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?