Erion Veliaj dhe Lulzim Basha

Politikë

Veliaj i përgjigjet Bashës: Ke firmosur vetë! Në 4 vite nuk ndërtove asnjë shkollë

7 Prill 2019, 20:04| Përditesimi: 7 Prill 2019, 20:32

  • Share

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i është përgjigjur kreut të PD-së Lulzim Basha lidhur me ndërtimin e shkollës së re në Kodër Kamëz. Përmes një postimi në twitter ku ka shpërndarë një lajm të publikuar ditën e sotme nga Shqiptarja.com, ku Basha konteston projektin e iniciuar prej tij në vitin 2013, Veliaj deklaron se këto qëndrime të PD-së vijnë nga ata që në katër vite që drejtuan Bashkinë e Tiranës nuk ndërtuan asnjë shkollë.

Veliaj shpreh bindjen se Kodër-Kamza do ketë një shkollë të shkëlqyer si Kosova a Liceu, ku nuk do ketë asnjë njeri më si kontigjent për mitingjet e dhunës.

“Normal që ndryshon qëndrim, dhe ai dhe dhëndri që vetë e firmosën! Në 4 vjet nuk ndërtuan ASNJË shkollë!  Plus, nëse Kodër-Kamza do ketë një shkollë të shkëlqyer si Kosova a Liceu, nuk do ketë asnjë njeri më si kontigjent për mitingjet e dhunës”, shkruan Veliaj.

Postimi i Erion Veliaj

Komento

Komente

  • Lalka i Radanecit: 07/04/2019 23:08

    Te lumte pilka o Erjonke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?